Fillimi | Lajme | Maqedoni | Prej sot s’ka transport falas

Prej sot s’ka transport falas

image

Prej sot është hequr transporti falas për të gjithë qytetarët në autobusët e NTP Shkup dhe te transportuesit privatë dhe lirimi nga puna për të punësuarit në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit mbi moshën 60-vjeçare me sëmundje kronike dhe për gratë shtatzëna.

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, në pajtim me të dhënat nga Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, e cila është kompetente për ndjekjen e cilësisë së ajrit, koncetracionet e mesme ditore të PM10 janë nën pragun e definuar dhe episodi i dhjetë ditëve të njëpasnjëshme është ndërprerë.

Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me kontollin intensiv të sheshndërtimeve, respektivisht automjetet që dalin nga sheshndërtimet duhet të kenë rrota të pastra dhe të mbulohen me mushama për shkak të kontrollit të pluhurit. Do të vazhdohet me larjen intensive të rrugëve dhe bulevardeve të qytetit që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit.

Autoritetet e qytetit do të vazhdojnë me mbikëqyrje intensive inspektuese mbi instalimet që janë nën kompetencat e tyre.

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0