Fillimi | Lajme | Maqedoni | Shilegov: Përgjigjen e BDI-së e presim në formë të nënshkrimeve

Shilegov: Përgjigjen e BDI-së e presim në formë të nënshkrimeve

image

Presim përgjigjen e BDI-së që të arrijë në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk

Në pyetjen gazetareske, si i komenton spekulimet e mosmarrëveshjeve rreth përdorimit të gjuhës shqipe, Shilegov tha:

“Të gjitha spekulimet në mediume për temat e ndjeshme do t’i komentojmë nga pozicioni i mandatit për formimin e qeverisë”.

Garancitë janë dërguar vetëm te BDI-ja, jo edhe te partitë tjera politike, tha Shilegov dhe shtoi se partia e kupton stërzgjatjen e krijimit të qeverisë, sepse, siç tha, te çdo subjekt serioz politik ka nevojë për kohë që të sjellin vendim të drejtë.

“Ne edhe në këto zgjedhje kemi dalë me qëndrim të qartë për Maqedoni një Maqedoni pa përçarje”, tha Shilegov duke e komentuar paralajmërimet për formimin e platformës maqedonase, si kundër përgjigje e platformës shqiptare me të cilën kanë vepruar partitë shqiptare.

Ndryshe, dje u takuan nënkryetarët e BDI-së dhe Alenacës për shqiptarët, për të diskutuar në lidhje me dokumentin e dërguar te LSDM-ja.

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0