Fillimi | Lajme | Maqedoni | Vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej i mbyllur

Vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej i mbyllur

image

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej është i mbyllur për qarkullim. Vendkalimet Mexhitlia (Manastir) dhe Dojran janë të hapura për qarkullim për çfarëdo lloj të automjeteve, informoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Aksi rrugor Shkup – Makedosnki Brod përmes Jasenit është me kalueshmëri të kufizuar. Në terminet e vërtetuara për qarkullim të njëanshëm, lejohet lëvizja vetëm e veturave të lehta të terrenit.

Komunikacioni në drejtimin rrugor Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut, e cila është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet,pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit.

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0