Fillimi | Lajme | Maqedoni | Zaevi konfirmoi: Gruevski kërkon amnisti

Zaevi konfirmoi: Gruevski kërkon amnisti

image

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në një intervistë për DW ka shprehur se të gjitha ndodhitë e datës së 27 prillit dhe para saj në Kuvendin e Maqedonisë kanë pasur për qëllim që lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të bëj pazar me amnistinë e funksionarëve të deritashëm shtetëror, njofton Portalb.mk.

“Gruevski këtë që e bën, e bën që të tregtojë me amnistinë. Amnisti nuk do të ketë dhe gjithçka që publiku ka dëgjuar për gjithçka çfarë ka bërë Gruevski do të shkojë në gjykatë. Do të ketë sistem gjyqësor të pavarur, gjykata do ta vlerësojë fajësinë e tij. Por ikje nga përballja me drejtësinë nuk do të ketë. Premtova për qytetarët, Maqedonia do të ketë shtet të së drejtës dhe drejtësia do të vlejë njëjtë për të gjithë”, u shpreh Zaevi.

Kurse, në lidhje me qëndrimet e Gjorge Ivanov për mosdhënie të mandatit, Zaevi u shpreh se ai i ndihmon Nikolla Gruveksit që ky i fundit t’i ikë përballjes me drejtësinë.

“Unë kam publikuar programin për Qeveri të re ku kemi garanci për respektimin e unitaritetit të Maqedonisë, Kushtetutës dhe perspektivave euroatlantike. Edhe pse LSDM dhe shumica parlamentare disa herë ka treguar se ky program nuk e cenon tërësinë territoriale të Maqedonisë por se të gjitha këto i bën Nikolla Gruevski që të pengojë transferin e pushtetit duke u ndihmuar nga Ivanov. Arsyeja tashmë dihet, frika për ndryshimet që mundësojnë drejtësi për të gjithë. Edhe njëherë do t’ju prezantohet programi qytetarëve dhe Ivanovit. Ne jemi politikanë serioz të cilët kanë për qëllim të udhëheqin shtetin dhe me këtë hap tentojmë që edhe njëherë t’i pushojmë argumentet e palogjikshme të Gjorge Ivanov. Porosis edhe ai përfundimisht të bëjë diçka në interes të qytetarëve dhe ta jep mandatin”, tha Zaevi.

Gjatë kësaj interviste Zaevi tregoi edhe hapat e tij për punë të mëtutjeshme nëpërmjet njoftimit zyrtar që Kryetari i tanishëm i Kuvendit, Talat Xhaferi do t’ia bëjë kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për formimin e shumicës së re legjitime parlamentare.

“Pyesni çfarë vijon pas zgjedhjes së Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit? Kryetari i Kuvendit do të dërgojë njoftim zyrtar deri te Ivanovi se është formuar shumicë demokratike legjitime parlamentare dhe se Gjorge Ivanov ka për detyrë të realizojë vullnetin e shumicës së 700.000 qytetarëve e shprehur në zgjedhjet kredibile dhe atë obligim do ta plotësojë”, tha Zaev.

Përskaj asaj se Gruevski nuk dorëzohet dhe Veljanoski nuk e njeh si kryetar Talat Xhaferin, Zaevi u shpreh “ nuk do të lejojmë që të kemi trazira të reja dhe kaose të tjera të mundshme për të bllokuar transferin e pushtetit. Edhe pse institucionet janë të partizuara, e dimë se tek ta ekzistojnë persona profesional të cilët nuk do të veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet dhe kundër interesave të qytetarëve”, në fund edhe qytetarët e “kuptuan qëllimin e regjimit në ikje dhe nuk ranë pre e provokimeve”

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0