Fillimi | Lajme | Maqedoni | Zhbogar, takime të ndara me Ahmetin dhe Kasamin

Zhbogar, takime të ndara me Ahmetin dhe Kasamin

image

Ambasadori i Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, ka qëndruar në selinë e BDI-së, ku është pritur nga lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.

Ahmeti dhe Zhbogar diskutuan rreth situatës së krijuar në vend pas ngjarjeve të 27 prillit, gjendjen e sigurisë si dhe për hapat e mëtejmë.

“Ahmeti përsëri dënoi ngjarjet e dhunës në Kuvend, me ç'rast përsëriti qëndrimin e BDI-së që kthim mbrapa nuk ka. Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duhet që Ivanov të dorëzojë mandatin shumicës së re reformuese parlamentare dhe më pastaj të zgjidhet Qeveria e re. Ahmeti falënderoi ambasadorin Zhbogar për mbështetjen e madhe ndërkombëtare dhe nënvizoi që liderët politikë në Maqedoni duhet të përkujdesen për sigurinë dhe stabilitetin e vendit përballë përpjekjeve rajonale dhe gjeopolitike për destabilizim”,- thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i Ahmetit.

Euroambasadori ka takuar edhe liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin. Edhe në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe kanë shprehur gatishmëri për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës politike.

“Kryetari Kasami shprehi qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se Lëvizja BESA në vazhdimësi ka ndihmuar procesin, kështu duke qenë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit. BESA do të angazhohet në demokratizimin e vendit, garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe respektimin e vullnetit të shumicës”,- thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA. 

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0