Fillimi | Showbiz | Lori: Dikur e pakënaqur

Lori: Dikur e pakënaqur

image

Për këngëtaren Loreta Kaçka dukja është aq shumë e rëndësishme, sa ajo në asnjë paraqitje të saj nuk del pa grim dhe veshje të shtrenjta.

"Për dukjen time mund të them se më herët nuk kam qenë edhe aq e kënaqur, mirëpo me komentet e shoqërisë, komplimentet e bukura që më bënin kam arritur ta pëlqej veten", ka thënë këngëtarja për "Zëri"."Padyshim se i kushtoj shumë rëndësi pamjes sime në përgjithësi. Unë kërkoj gjithnjë më shumë nga vetja ime, por megjithatë po mundohem t’ia plotësoj vetes ato që i kërkoj. Mundohem që trupin ta kem në formë, jo të shtoj peshë më shumë"."Ndërsa për nga fytyra përpiqem të përdor preparate të kozmetikës nga më të shtrenjtat dhe më origjinale. Zakonisht me këto furnizohem më shumë jashtë, qoftë Gjermani, Itali, Zvicër etj.", ka shtuar Lori.Përveç grimit, ajo thotë se shpenzon shumë edhe në veshje, me të cilat po ashtu furnizohet më shumë jashtë vendit.

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0