Fillimi | Showbiz | Noizy Me 2 Kenge Te Reja Kësaj Radhe Bashkpunim Me Dudën

Noizy Me 2 Kenge Te Reja Kësaj Radhe Bashkpunim Me Dudën

image

Noizy është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, madje sapo përmendet emri i tij, nuk mungojnë brohorimat e atyre që adhurojnë gjithçka që bën Noizy. Kudo që shkon ky këngëtar, atmosfera ndizet dhe energjia pushton skenën, sado i rëndësishëm apo i parëndësishëm të jetë evenimenti muzikor.

Ndër këngët e fundit të realizuara nga Noizy, mund të përmendim këngën me titull “Marrim rrugën”, si edhe këngën me titull “Krejt u pa”. Si çdo këngë tjetër e Noizyt, është mëse normale që edhe këto dy këngë do të kënë një numër të madh të klikimeve në internet, duke e vënë në dukje edhe njëherë suksesin e Noizy-t. Ajo çka vlen të përmendet për këto dy këngë, është bashkëpunimi i tij me Dudën,rreperin kosovar kaq të dashur për të gjithë.

Mesa duket, krahas aspektit profesional, Noizy ka edhe një marrëdhenie shumë të ngushtë shoqërore me Dudën, madje ai e vlerëson shumë atë dhe e konsideron si vëllain e tij, nga i cili ka mësuar shumë.

 

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0