Fillimi | Showbiz | Eneda Tarifa, ‘përrallën’ do ta këndojë anglisht në Eurovision (Video)

Eneda Tarifa, ‘përrallën’ do ta këndojë anglisht në Eurovision (Video)

image

Eneda Tarifa do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës. Kjo vije pas triumfit në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku këngëtarja fitoi me këngën “Përralla”.

Menjëherë pas kësaj arritje , këngëtarja është prononcuar për mediat në gjuhë angleze.

“Ndihem si mbretëreshë, unë përjetova një ëndërr e cila u bë realitet”, ka thënë ndër të tjerash Eneda gjatë një interviste për kanalin zyrtar të festivalit evropian në YouTube, trasnmeton Telegrafi.

Mes të tjerash, këngëtarja zbulon se këngën fituese “Përrallë”, do ta këndojë për publikun evropian në versionin anglisht.

 

Kujtojmë se vitin e ardhshëm festivali evropian për muzikë do të zhvillohet në Suedi, pas triumfit të viti të kaluar të përfaqësueses së këtij vendi, Mans Zelmerlow me këngën “Heroes”. /Telegrafi


Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0