Fillimi | Showbiz | Enca: Jam artiste ndërkombëtare

Enca: Jam artiste ndërkombëtare

image

Enca Haxhia megjithëse tejet e kritikuar dhe e përfolur në median rozë dhe rrjete sociale vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të suksesshme nga gjenerata e re.

U akuzua edhe për klikimet e shumta në kanalin “Youtube” që i vinin nga Arabia e vende të tjera, por ajo këtë e sheh si sukses ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.

“Projektet e mia të fundit kanë pasur sukses internacional, veçanërisht në Europë apo në disa vende në Azi dhe Afrikë. Jam duke pasur vazhdimisht koncerte dhe ftesa në të gjitha këto vende (organizime jo shqiptare). Kam një numër të madh ndjekësish realë dhe virtualë të cilët janë ushtria ime e fortë, ndaj mendoj që kjo më klasifikon disi ndër artistët ndërkombëtarë. Por siç e përmenda në fillim, ky është vetëm një fillim i mbarë” ka thënë këngëtarja për revistën Who.

Ndryshe akuzave për operacione plastike ajo i është përgjigjur duke kërkuar që të shikohen fotografitë e saj të mëhershme dhe të familjes së saj për të kuptuar gjenin duke thënë se tani përdor grim profesional dhe kjo ka arritur efektin e duhur. /Telegrafi

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0