Fillimi | Showbiz | Kanita drejt tregut ndërkombëtar muzikor

Kanita drejt tregut ndërkombëtar muzikor

image

Këngëtarja e re në moshë por shumë e talentuar nga Shkupi, Kanita Suma si duket ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore.

Menaxheri i këngëtares së re Arian Demolli, ka njoftuar se ajo edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me një prej kompanive më të mëdha muzikore në Evropë me seli në Greqi, “Heaven Music Greece”.

“Miq të nderuar, ju njoftoj se sapo kemi firmosur kontrate me një nga kompanitë më të mëdha muzikore në Evropë me seli në Greqi, “Heaven Music Greece”,për te sjellë versionin anglisht të këngës “Don’t Let Me Go” të Kanitës, shpresoj se do ju pëlqejë kur të jetë gati. Ju falënderoj për mbështetjen”- ka shkruar Demolli në një njoftim në rrjetet sociale.

Ndryshe, kënga më e fundit nga Kanita, “Don’t Let me Go” është një këngë e punuar në Paris dhe e njëjta u pëlqye shumë nga publiku.


Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0