Shkup, 16 dhjetor - Efektet e vendosjes të konceptit të Bruto - pagës, që duhet të zbatohen nga 1 janari i vitit 2009, sot ishte temë diskutimi për efektivitetin e politikave për përmirësimin e standardit jetësor në Maqedoni.
Sipas Vanço Uzunov, profesor në Fakultetin juridik në Shkup, mirë është që po vendoset ky koncept pasi me atë, siç thotë, korrigjohet një punë e sistemit paraprak, por vendoset pa u bërë analiza të mira dhe simulime dhe pa u supozuar pasojat nga vendosja e sistemit të ri.
Për Maqedoninë, siç theksoi Uzunov, me rëndësi është vendosja e konceptit për shkak se mund të shpie deri tek përmirësimi i gjendjes me papunësinë. Duke e theksuar momentin e krizës ekonomike globale tha se ndoshta është momenti më i rëndësishëm nga tranzicioni për vendosjen e konceptit të bruto pagës, vit i cili, sipas tij ndoshta do të jetë më i vështirë për ekonominë në Maqedoni pas asaj në vitin 2001. |