 Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski deklaroi sot se skenarët për ndarjen e eshtetit të Kosovës në bazë të linjës etnike janë të rrezikshëm dhe mund të sjellin pasoja të rënda për rajonin, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai tha se Bashkësia ndërkombëtare duhet patjetër të ketë këtë fakt parasysh. "Në këtë kuptim ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës janë mjaftë brengosëse", tha Cërvenkovski në fjaimin e tij vjetor në Parlamentin e Maqedonisë.
Ai më pas u shpreh se Maqedonia me aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka konstatuar realitetin e ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kryetari i shtetit deklaroi se Maqedonia duhet të punojë më shumë që të normalizoj marrëdhëniet me fqinjët, e posaqërishtë me Republikën e Serbisë. |