 Shkup, 29 dhjetor- Për fëmijën e dytë, të tretë apo të katërt që do të lindin pas 1 janari shteti do të donojë nga 5.000 deri 11.500 denarë me qëllim që ta ndalojë trendin negativ të natalitetit me të cilin tashmë me vite po ballafaqohet Maqedonia.
Strategjia qeveritare për parandalimin e të ashtuquajturës "murtaja e bardhë" përfshin shtesë fëmijërore nga 5.000 denarë në muaj me kohëzgjatje prej nëntë muaj për çdo të dytin fëmijë nga 8.250 denarë dhe për fëmijën e tretë me kohëzgjetje prej 10 viteve, kurse për fëmijën e katërt 11.550 denarë me kohëzgjatje prej 15 viteve.
Nënat të cilat marrin para për fëmijën e tretë, nëse lindin fëmijë të katërt do të marrin për çdo muaj ndihmë të një rroge mesatare në Maqedoni. |