 Shkup, 24 prill - Bashkësia Fetare Islame (BFI) përmes një kumtese për mediat reagon në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mësim-besimit në arsimin fillon.
"Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë me keqardhje pranoi lajmin për sjelljën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën pezullohet ligji për mësim-besimin në shkollat fillore. Futja e mësim-besimit si lëndë fakultative ishte një fitore demokratike serioze në periudhën e tranzicionit të vendit nga një shoqëri monoteiste ideologjike në shoqëri pluraliste me të drejta qytetare dhe fetare të garantuara", theksohet në kumtesën e BFI-së.
Bashkësia Fetare Islame e RM-së, siç shtohet në kumtesë, e respekton institucionin e Gjykatës Kushtetuese dhe i respekton vendimet e saj, mirëpo, me këtë rast vendimi i gjykatës është në kundërshtim me përcaktimin plebishitar të qytetarëve, me të cilin qartë dhe pa dilemë është prononcuar pro futjes së mësim-besimit në institucionet arsimore publike.
"Fshehja pas sekularizmit, respektivisht ndarja e bashkësive fetare dhe grupeve religjioze nga shteti nuk i përgjanë një gjykate kushtetuese nga shkaku se ky parim ekziston në shumë kushtetuta të shteteve demokratike dhe të lira evropiane dhe më gjërë, ku mësim-besimi realizohet në forma të ndryshme në shkollat fillore të atyre vendeve", theksohet në kumtesën e BFI-së.
Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, shtohet në kumtesë, vazhdimisht ka qëndrim që mësim-besimi të mbetet në shkollat tona fillore dhe për këtë e inkurajon Qeverinë, në veçanti Ministrinë e arsimit që të gjejnë zgjidhje të reja ligjore me të cilat do të jetë i garantuar ai edhe mëtutje të mbetët në institucionet arsimore
"Poashtu theksojmë se mësim-besimi ashtu siç realizohet te ne, veçanërisht ka përqëllim t'i edukon dhe t'i arsimon gjeneratat tona të reja me vlerat esenciale morale dhe etike të religjionit, të cilat aq shumë i duhen njeriut bashkëkohor. Në programet e mësim-besimit fetar nuk ekziston predikim fetar ose realizimin e obligimeve fetare të cilat do të ishin realizuar në vetë shkollat, në bazë të së cilës Gjykata Kushtetuese solli vendim të gabuar", nënvizohet në kumtesën e BFI-së.
Shpresojmë se opinioni i përgjithshëm, shtohet në kumtresë, edhe më tutje do t'i përkrah përpjekjet të bashkësive fetare për mbetjen e mësim-besimit fetar në shkollat publike si institucione të nevojshme për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë. |