 Askush nuk kërkon nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës, por Evropa nuk dëshiron “vrima të zeza” në rajon dhe “të gjitha 27 vendet e BE-së janë dakord që ky territor (Kosova), në një trajtë dhe formë, gjithashtu një ditë duhet të jetë në BE”, ka deklaruar ambasadori britanik në Beograd Stephen Wordsworth.
Ai këto komente i bëri në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti" të Beogradit, pas konstatimit për mesazhet "pranojeni Kosovën si fqinj" si një formë e kamufluar e kërkesës për njohjen e pavarësisë. |