 SHBA-të treguan mirëkuptim për pozicionin grek në kontestin me emrin, deklaroi kryeministri Jorgos Papandreu, në fund të vizitës së tij në Uashington. Siç transmeton agjencia ANA, Papandreu ka deklaruar se diskutimi për çështjen e emrit është fokusuar në gjithë atë që bisedohet në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe se e ka prezantuar vijën e kuqe greke emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm. Papandreu mbrëmë përfundoi vizitën disaditore në Uashington, në kuadër të së cilës realizoi takime me presidentin Barak Obama dhe sekretaren shtetërore Hillari Klinton. /makfaks/ |