 Pas fillimit të pasurimit të uraniumit, SHBA-ja kërcënoi Iranin me një reagim të ashpër. Presidenti Barack Obama njoftoi para gazetarëve në Uashington për sanksione kundër Teheranit në një "masë të konsiderueshme". Megjithatë hollësi të tjera nuk dha. Obama në të njëjtën kohë foli me lëvdata për Rusinë, e cila kohët e fundit nuk kishte përjashtuar më mundësinë e marrjes së masave të përbashkëta ndëshkimore kundër Iranit në Këshillin e Sigurimit. Sipas njoftimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, edhe inspektorët e organizatës qëndrojnë rregullisht në impiantin e Natanit, ku do të pasurohet uraniumi. Të dhëna të tjera nuk ka./dw/ |