Zvërlevski formon Komision për përcjellje të parregullsive zgjedhore

Zvërlevski formon Komision për përcjellje të parregullsive zgjedhore

Prokurori publik, Marko Zvërlevski, ka marrë vendim për formimin e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e parregullsive eventuale të cilat do të ndodhnin gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve të caktuara për më 5 qershor, njoftoi Prokuroria Publike, transmeton Portalb.

Anëtarë të Komisionit siç thuhet në Kumtesë do të jenë prokurorët nga Prokuroria Publike nga katër Prokuroritë e larta dhe nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

“Anëtarët e komisionit kanë kompetenca të përcjellin procesin zgjedhor dhe gjatë kësaj për të gjitha ngjarjet për të cilat do të konsiderojnë se japin indikacione  që eventualisht të kryhen parregullsi, të japin kompetenca për veprim të shpejtë nga prokuroritë kompetente”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Nga atje informojnë se Komisioni do të hapë shërbim të ri, adresë elektronike për denoncimin e parregullsive në të cilën qytetarët dhe organizatat qytetare do të mund të drejtohen edhe me shkrim dhe të denoncojnë veprimin e paligjshëm që kanë të bëjnë me zgjedhjet. /Portalb

Previous Shpërthim tjetër në Bruksel, kësaj radhe në stacionin e trenave (Foto)
Next Vazhdon seanca e Komisionit Kuvendor për raportin e Janevës

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Sot minohen shkëmbinjtë në Shipkovicë

Në fshatin e Shipkovicës, në Tetovë, sot do të bëhet minimi i shkëmbinjve të cilët, pas përmbytjeve të pradokohshme janë kanosje për banorët e këtij rajoni. Minimi do të bëhet

Maqedoni 0 Comments

Zoran Bozhinovski në Gjykatën Themelorë Shkupi 1, senaca shtyhet për afat të pacaktuar

Gazetari Zoran Bozhinovski sot për herë të parë është paraqitur Para Gjykatës Themelore Shkupi 1. Bozhinovski është njëri nga të akuzuarit në rastin “ Spiuni”. Sipas informacioneve më të fundit,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply