Billboard shkruan për Erën – paralele me Rihannan dhe Sian (Video)

Billboard shkruan për Erën – paralele me Rihannan dhe Sian (Video)

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Era Istrefi, është ylli i fundit që ka tërhequr vëmendjen e Patrick Moxey – nis shkrimin Billboard. Themeluesi dhe presidenti i Ultra Music thotë se për herë të parë është njohur me muzikën e Erës në YouTube, ku e ka ndjekur hitin e saj “Bonbon”.

“Bonbon” shumë shpejt u bë e pëlqyer dhe u shikua mbi 30 milionë herë në YouTube, në këtë mënyrë filluan krahasimet e zërit të Erës me Rihannan dhe Sian.

“Mendoj se është gjë e shkëlqyer që Rihanna dhe Sia janë pika referimi, por ajo që më duket shumë origjinale për këtë këngë është ndjenja e Evropës Lindore, thuajse orientale. Kalimi i saj nga anglisht në shqip dhe anasjelltas, është mbresëlënës… shumë special. Nuk mund ta krahasosh me asgjë tjetër”, ka theksuar Moxey.

Duke përmendur suksesin e madh të këngës, Era shprehet: “Kam besuar se një ditë bota do ta dëgjonte muzikën time, por nuk kam pritur që ‘Bonbon’ të ishte ajo këngë, sidomos për faktin se teksti është në shqip”.

Dhe çfarë do të ndodhë në vazhdim me Erën? Ajo vazhdon të jetë ambicioze: “Të jetoj ëndrrën time”.

Ndërkaq, Moxey shton: “Jemi të përkushtuar të bëjmë një album dhe jemi shumë entuziastë për ta ngritur si artiste, shumë më tepër se një këngë të vetme. Ajo do të udhëtojë në Los Angeles në prill për të punuar me kompozitorë të ndryshëm”. /Telegrafi



Previous Greta bashkëpunon me Mozzik (Foto)
Next Inter-Sampdoria arrihet marrëveshja për mesfushorin italian

About author

You might also like

Showbiz 0 Comments

Premierë: Ingrit Gjoni publikon këngën dhe videoklipin e ri “Sa më larg” (Video)

Këngëtarja Ingrit Gjoni ndonëse ka kohë që nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë, së fundmi ka vendosur të rikthehet, duke publikuar këngën e saj më të re “Sa

Showbiz 0 Comments

D.u.d.a dhe Lyrical Son realizojnë klipin e ri (Video)

Pas bashkëpunimit me Gold AG, D.u.d.a ka bashkuar forcat me një tjetër reper. Bëhet fjalë për Festim Arifin i njohur si Lyrical Son, me të cilin artisti nga Gjilani ka

Showbiz 0 Comments

Mozzik mohon pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”

Reperi i njohur Mozzik është përfolur së fundmi se mund të jetë një nga emrat e rinj pjesmarrës në festivalin “Kënga Magjike 2016”, por kjo mesa duket del të mos jetë

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply