LSDM: Gruevskin nuk e shpëton vendimi i Gjykatës Kushtetuese

LSDM: Gruevskin nuk e shpëton vendimi i Gjykatës Kushtetuese

“Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është gjë tjetër veçse një abuzim klasik i sistemeve partiake në gjyqësor, që t’i jep shpresë shpëtimi Gruevskit për të ikur nga përgjegjësia”, reagojnë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, heshtja e televizioneve “Sitel”, “Kanal 5” dhe “Alfa” për gjendjen katastrofale të shtetit është e paguar nga paratë e qytetarëve me shuma marramendëse.

Nga LSDM shtojnë se gjatë edicionit të lajmeve, televizionet Sitel, Kanal 5 dhe Alfa raportojnë lajme pozitive për VMRO-DPMNENË, ndërkaq negative për LSDM-në, pos asaj, siç thonë ata, të njëjtat televizione e kanë mbuluar të vërtetën në lidhje me rastin e votimit të ligjit për amnisti nga Gjykata Kushtetuese. Për më shumë shiheni statistikën e siguruar nga LSDM.

“Errësira mediatike, propaganda dhe fushata shpifëse paguhet me paratë e qytetarëve. Për atë Nikolla Gruevski nuk do mediume të lira dhe nuk pranon ligj për mediat. Plot 10 vite mediumet proqeveritare i gënjejnë qytetarët, në vend që ta tregojnë të vërtetën. I helmojnë qytetarët me realitet virtual e cila nuk ekziston përderisa thuajse gjysma e Maqedonisë u shpërngul, ndërkaq ata të që nuk janë shpërngulur jetojnë në varfëri të skajshme”, thonë nga LSDM, njofton Portalb.

Sipas tyre, ata që e shkatërruan ligjin dhe Kushtetutën janë fajtorët e vërtetë në shkatërrimin dhe djegien e Kushtetutës. Fajtorët e vërtetë janë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-së dhe me këtë vendim nuk do të shpëtojnë.

“Politika e Nikolla Gruevski dhe familjes është tipar i krimit, korrupsionit, mungesës së ligjit, si dhe shkaktimin e konfliktit artificial në mënyrë që me çdo kusht të qëndrojë në pushtet”, shtojnë nga LSDM.

Nga LSDM kujtojnë se të dëgjueshmit partiak të Nikolla Gruevskit nuk kanë kredibilitet moral dhe juridik të vendosin sipas ligjit dhe në mënyrë të pavarur.

“Vajza e Elena Gosheva, Sllobodanka, është drejtore për rregullativë dhe shitje në Telekom, ku drejtor ekzekutiv është kumbara i Sasho Mijallkovit, Zharko Lukovski. Ajo ka qenë edhe nënkryetare e rinisë së VMRO-DPMNE-së, tani anëtare e Këshillit udhëheqës të EVN-së. Gjirgji Gjoshev, burri i Elenës, ka qenë drejtor i Qendrës studentore i emëruar nga VMRO-DPMNE. Vajza tjetër e Elena Goshevës, Bojana Gosheva punon në Agjencinë për komunikime elektronike”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM, edhe gjykatësi Jovan Josifovski dhe familja e tij është e lidhur me VMRO-DPMNE. /Portalb

Previous Garë mes afateve: Kuvendi para shpërndarjes, KSHZ ka dalë në terren
Next Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Evzoni ende i mbyllur

Komunikacioni në rrugët shtetërore në disa vende po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëeri prej 50 deri 100 metra ka në aksin rrugor Lisec – Kodra e Diellit

Maqedoni 0 Comments

Nesër shkarkohet prokurori publik Zvërlevski

Nesër kuvendi do të votojë për shkarkimin e prokuror Publik Maeko Zvërlevski. pas ditën e sotme debati kishte përfunduar pas tërheqjes së VMRO-DPMNE-së nga debati duke i tërhequr të gjitha

Maqedoni 0 Comments

Këshilla juridike si të kompensoni mallin e humbur nga vërshimet

Fillojnë takimet me qytetarët nga rajonet e vërshuara të cilëve do tu mundësohet këshilla juridike për kompensimin e dëmeve, transmeton Telegrafi Maqedoni. Takimet do të mbahen sot, të mërkurën, të

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply