Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

“Tortura” është lënda më e re e Prokurorisë Speciale, njoftoi në konferencë për shtyp prokurorja speciale, Katica Janeva, raporton Portalb.mk.

“Tortura” ka të bëj me burgosjen e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të burgosjes të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Ashtu siç njoftoi prokurorja ndihmëse e Janevës, Fatime Fetai, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë burgosjes, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

“Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psiqike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista, gjegjësisht e kanë sharë”, tha prokurorja speciale, Fatime Fetai

Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

PSP njoftoi se gjithashtu e ka marrë dokumentacionin e plotë nga Regjistri Qendror, ndërkaq gjithashtu nga Gjykata e Apelit ka kërkuar që ta merri rastin “Spiuni”, si dhe gjatë kësaj jave pritet ta merr rastin “Magjar Telekom”.

Për 6 personat tjerë, të punësuar në MPB, PSP ka ngritur edhe masë kujdesi, që do të thotë personat në fjalë janë të obliguar që të mos kryejnë akte të caktuara gjatë kryerjes së detyrës së tyre, raporton Portalb.mk.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristevska, në konferencën e sotme për shtyp, për pyetjen e Portalbit, se çfarë po bëhet me rastin “Monstra”, njoftoi se janë duke i dëgjuar hetimet dhe se ende nuk ka diçka të re.

“Nuk ka ende diçka të re, jemi duke i dëgjuar hetimet”, tha Ristevska.

Më 12 shkurt, Prokuroria Speciale në krye me Katica Janevën ka deklaruar se është e njohur me rastin “Monstra”.

“Edhe pse nga mbrojtja kanë parashtruar kërkesë që të merret në duar tona rasti “Monstra”, ne ende nuk kemi kërkuar nga Prokuroria për ti marrë materialet e kësaj lënde dhe më tej të ndërtojmë qëndrimin tonë për këtë lëndë.” tha Ristevska.

Në pyetjen e Portalb, se a është e vërtetë pohimi i avokatit se Prokuroria Speciale është mirë e njohur me rastin “Monstra”, ndihmësja e Janevës, Lençe Ristevska pranoi se janë të njohur me rastin por nuk kanë dërguar kërkesë zyrtare për ta marrë atë në duar.

“Jemi duke bërë disa kontrolle dhe shqyrtime dhe kur do të dorëzojmë kërkesë në Prokurori do t’ju tregojmë” tha Ristevska.



Previous LSDM: Gruevskin nuk e shpëton vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Next PSP komenton për rastin “Monstra”

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Maqedoni, shtrenjtohen derivatet e naftës

Benzinat dhe dizeli nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin realizohet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë

Maqedoni 0 Comments

PSP komenton për rastin “Monstra”

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristevska, në konferencën e sotme për shtyp, për pyetjen e Portalbit, se çfarë po bëhet me rastin “Monstra”, njoftoi se janë duke i dëgjuar hetimet dhe

Maqedoni 0 Comments

“Lagjja e Trimave”, familjarët në heshtje e fillojnë marshin përkujtimor (FOTO)

Ka filluar marshi përkujtimor i organizuar nga familjet e prekura nga konflikti i armatosur më 9 Maj dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, gjegjësisht në “Lagjen e Trimave”,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply