BDI i bie pishman, nuk voton ndryshimet e ligjit për procedurë penale

BDI i bie pishman, nuk voton ndryshimet e ligjit për procedurë penale

Grupi i deputetëve të Bashkimit Demokratik Për Integrim, nuk do të votojë për ndryshimet në ligjin për procedurë penale, kanë konfirmuar nga partia. Vendimi i koalicionit qeveritar erdhi si befasi pasi që edhe BDI u nënshkrua si propozues për ndryshimet në ligjin për procedurë penale bashkë me VMRO-DPMNE-në.

“Ideja ka qenë që ndryshimet e ligjit të votohen me konsensus, ne si BDI nuk jemi të gatshëm në këso kushte anormale, në këto rrethana të këtilla politike t’i votojmë ndryshimet”, tha nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti nga radhët e BDI-së, Rafiz Aliti.

Ndryshimi i qëndrimit të BDI-së, ka ardhur papritur. Ky vendim vjen menjëherë pasi që në rrjetin social Twitter, Ambasada e SHBA-së në Shkup, është shprehur e befasuar nga nisma e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për ndryshimet në ligjin për procedurë penale.

Në reagimin e ambasadës në Twiter, ambasada ka parashtruar “Pyetjen e ditës”, duke kërkuar sqarim përse ndryshimet kërkohen pikërisht tani dhe përse po nxitohet kaq shumë çështja

“SHBA-të vite me radhë kanë ndihmuar Maqedoninë për sa i përket Ligjit për Procedurë Penale. Grupi punues ka shumë rekomandime. Andaj jemi të befasuar nga amendamentet e propozuara. Përse tash? Përse me kaq nxitim? Përse vetëm këto ndryshime?, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Përndryshe, deputetët e PDSH-së dhe koalicionit opozitar të LSDM-së kanë deklaruar se nuk do të votojnë për ndryshimet në këtë ligj. Me këtë, për ndryshimet që i kanë propozuar dy grupet e deputetëve të partive në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI, për t’u miratuar ndryshimet e ligjit për procedurë penale duhet të sigurohet 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve apo gjegjësisht duhen 82 vota.

Kujtojmë që më 28 mars, pas paralajmërimeve të Prokurorisë Speciale për hetime të përforcuara dhe rasteve të reja që ka hapur, VMRO-DPMNE dhe BDI dëshiruan që me procedurë të shpejtë ta ndryshojnë Ligjin për procedurë penale me të cilin të akuzuarve u jepet afat më të madh për mbrojtje si dhe mundësi për marrëveshje me prokurorët, përcjellë Portalb.

Propozimi për ndryshim të këtij ligji është pranuar në kuvend, ndërsa e ka propozuar deputetja e VMRO-DPMNE-së Svetllana Jakimovsksa dhe Musa Ibraimi nga BDI.

“Gjatë informimit në bazë të nenit 2, mbrojtja ka të drejtë që në afat prej 90-të ditë të përgatitë mbrojtjen, në përputhje me nenet 305 dhe 311 të këtij ligji” thuhet në sqarimin në propozimet për ndryshim të këtij ligji. Me këtë afati prej 15 ditë për mbrojtjen zgjatet në 90 ditë.

Propozohet që të ketë mundësi ligjore që edhe para ngritjes së padisë të ketë mundësi të marrëveshjes me të akuzuarin.

Por kundër këtyre propozim ndryshimeve të procedurës penale, kanë dalë nga LSDM. Deputetja Renata Deskovska deklaroi se partitë në pushtet, përmes këtyre ndryshimeve bëjnë përpjekje për devijimin e veprimit të Prokurorisë speciale publike dhe anulimin e veprimeve të saj. Deskovska potencoi se me këto propozime, VMRO dhe BDI i vazhdojnë afatet e procedurës penale të rregullt dhe të shkurtër me qëllim që të t’i zvarrisin dhe anulojnë veprimet e prokurorisë speciale publike.

Previous Naser Selmani largohet nga gazeta “Vest”
Next “Marili” do të zgjedhë 20 gratë më të suksesshme menaxhere

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Arrestohet gazetari Zoran Bozhinovski

Policia serbe në orët e para të mëngjesit ka arrestuar gazetarin kontravers, Zoran Bozhinovski.Konkretisht ai është arrestuar në Novi Sad dhe prite të dalë në Gjykatë. Pritet që këto ditë ai të ekstradohet në Maqedoni, shkruan

Maqedoni 0 Comments

​Rasti i Kumanovës, familjarët e policëve të vrarë me dyshime

Në Kumanovë nuk kishte terrorizëm por plan të menduar nga dikush që përfundoi tragjikisht me tetë policë të vrarë. Këtë mesazh e dërgoi Slavko Kirovski, familjar i policit të vrarë,

Maqedoni 0 Comments

Gjykata Penale sot do të vendosë për katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

Gjykata Penale në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sot do sjellë vendim për masat që i ka kërkuar Prokuroria Speciale Publike (PSP) kundër katër personave, të dyshuar në

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply