Greqia e preokupuar me probleme të tjera, emri nuk është në agjendën politike

Greqia e preokupuar me probleme të tjera, emri nuk është në agjendën politike

Edhe pse në qarqet politike greke dhe mediat lokale çështja e emrit ditëve të fundit është temë aktuale, emri kushtetues i Maqedonisë nuk është në agjendën e politikës greke, së paku deri në fund të vitit, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Ditëve të fundit në mediat greke, në debatet parlamentare, në marrëdhëniet Qeveri-opozitë, është aktuale çështja e emrit të Maqedonisë. Megjithatë, në të gjitha segmentet, nuk bisedohet për zgjidhjen e kontestit, por flitet për zënkat se kush nga Siriza kur ka thënë Maqedoni, kush është patrioti më i madh kur është në pyetje emri dhe kush ndërkohë i ka zbutur qëndrimet.

Gjithçka filloi me ministrin e Emigracionit Janis Muzalas, i cili në një intervistë televizive, duke folur për krizën e refugjatëve, vendin tonë e quajti Maqedoni. Krahas opozitës, ky “lapsus gjuhësor”, siç e quajti Qeveria dhe vet Muzalasi, shkaktoi reagime të ashpra edhe tek lideri i partnerit në koalicion me Sirizën, Grekët e Pavarur, Panos Kamenos, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes. Kamenos kërkoi dorëheqjen e Muzalasit, i porositi Ciprasit se ministri i tij nuk e ka më mbështetjen e Grekëve të Pavarur, kështu që e solli në pyetje edhe bashkëpunimin mes partnerëve në koalicion në Qeverinë greke. Cipras edhe një herë tha se “problemi me Muzalas” nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me partnerin e koalicionit, qëndroi në mbrojtje të Muzalasit dhe, dukshëm, ndërkohë mundi ta qetësojë Kamenosin, gjë që u pa edhe në deklaratën e ministrit të Mbrojtjes në Parlamentin grek,  i cili e ndryshoi qëndrimin e vet dhe tha se Muzalas ka bërë vetëm një gabim gjuhësor.

Reagimet në rrjetet sociale rreth kësaj deklarate të Kamenosit janë të shumta. Prej asaj se “e ka shitur Maqedoninë, ndërsa deri dje pohonte se Maqedonia është greke” deri në “të mos ishte e dhimbshme do të ishte qesharake se sa i përkulet Ciprasit dhe dëgjon gjithçka çka do t’i urdhërojë kryeministri”. Megjithatë, për tu qetësuar pasionet e brendshme tek Grekët e Pavarur, pozicionet e të cilëve rreth kësaj çështjeje janë radikale dhe qëndrimi partiak është të mos lejohet në emrin e vendit tonë as të mos qëndrojë fjala Maqedoni, me kumtesë u deklarua ministrja për Maqedoni dhe Traki, e cila vjen nga radhët e partisë së Kamenosit. Në kumtesë, të cilën sikur e ka shkruar personalisht Kamenosi, Marija Kolias Caruha thekson se “Maqedonia është një dhe ajo është greke…Nuk ekziston Maqedoni jashtë Greqisë… Greqia është e pakuptimtë pa Maqedoninë” dhe u porositi atyre “të cilët nuk dëshirojnë ta pranojnë se sa Maqedonia është e rëndësishme për tërë shtetin helen, së paku të jenë të kujdesshëm se si shprehen”.

Megjithatë, komentojnë analistët, e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme të kthehet kujdesi i opinionit grek nga negociatat e vështira rrjedhëse me kreditorët e vendit dhe krizës së refugjatëve. Përfaqësuesit e kreditorëve tek së pari duhet ta përfundojnë revizionin e reformave që duhet të zbatohen që Greqia të marrë ndihmë financiare, ku më pas duhet të fillojnë bisedimet për shlyerjen e debisë, e cila është mënyra e vetme që vendi të lëvizë përpara. Greqia është vonuar me reformat, ndërsa rezultatet janë shumë të dobëta.

Për këtë arsye, çështja e emrit nuk është aspak në agjendën e politikës greke. Njohësit e situatës kështu edhe e transmetojnë kumtesën e Qeverisë greke e cila përbëhej prej disa fjalëve tashmë të njohura: “qëndrimi i Greqisë është emër me përcaktime gjeografike për përdorim të përgjithshëm”. Shkurt dhe me porosi të qartë se Athina zyrtare nuk ka ndërmend të merret me atë kush, çka, dhe kur ka thënë, thonë analistët.

Në kuadër të kësaj janë edhe deklaratat e diplomatëve grekë të cilët për gazetën ditore “Katimerini” kanë thënë se “dallimet për emrin e Maqedonisë mes Athinës dhe Shkupit, nuk janë më në listën amerikane për “çështje të gatshme për zgjidhje” deri në fund të mandatit të presidentit Barak Obama. Njëherit nuk vjen në rend të politikës së jashtme amerikane që mund të jenë të mbyllura para 20 janarit të vitit 2017, dita e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, kanë theksuar diplomatët.

“Të gjithë lojtarët tani duket se çështjen e kontestit Greqi-Maqedoni e vendosin në vendin e dytë, duke e pasur parasysh atë së pozita e Athinës është shumë e rëndë gjë që ka të bëjë mes të tjerash edhe me krizën e refugjatëve me të cilën ballafaqohet. Perceptim të njëjtë në këtë temë ka edhe në Berlin ku vlerësohet se Greqia tashmë ka mjaft çështje të hapura dhe nuk duhet të sillet në pozitë të vështirë që të ballafaqohet edhe me një problem i cili mund edhe më tej ta ngarkojë situatën në vend”, shtruan “Katimerini” duke iu referuar burimeve diplomatike.

Previous Moisiu: Në Maqedoni, 40 përqind e popullsisë janë shqiptarë
Next Foto e rrallë: Serbët duke ia nxjerrë zemrën shqiptarit për së gjalli

About author

You might also like

Lopo: BE është pro liberalizmit të vizave, sfida i mbetet Kosovës

BE është për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe problemi nuk është në anën e BE-së, por sfida i mbetet palës kosovare për të kaluar demarkacionin. Kështu ka deklaruar Katerina

Admirali Ferguson: Jemi të kënaqur me reformat e FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark E. Ferguson III. Presidenti Thaçi u shpreh se Aleanca Veri-Atlantike mbetet

VIDEO E RRALLË: Torturat çnjerëzore nga policia serbe mbi demonstruesit shqiptarë në vitet e ’90-ta (Video)

Një video e rrallë që po qarkullon në internet tregon skenat e përdorimit të dhunës çnjerëzore të policisë serbe mbi demonstruesit shqiptarë në Prishtinë në fundvitet ’80 dhe fillimvitet ’90-ta.

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply