Moisiu: Në Maqedoni, 40 përqind e popullsisë janë shqiptarë

Moisiu: Në Maqedoni, 40 përqind e popullsisë janë shqiptarë

Maqedonia është një vend që po investon në gurë, skulptura të priftërinjve, kryqa e statuja të ndryshme. E gjithë kjo po bëhet për faktin se ky shtet nuk ka indentitet.Kështu u shpreh, ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, në një ligjeratë me studentët e Kolegjit ISPE në Prishtinë.

Ai theksoi, se indetifikimi i qeverisë maqedonase me Maqedoninë e hershme të antikitetit është një absurd i llojit të vet.“Realiteti i sotëm dëshmon se ky shtet është një konglomerat i përbërë nga popuj të ndryshëm, duke filluar nga maqedonët, shqiptarët, bullgarët, serbët, rumunët, vllehët, romët ejt. Ndërkaq, shqiptarët përbëjnërreth 40 për qind të popullsisë. Statistikat e shtetërore thonë se jetojnë 25 për qind, mirëpo si duket ato nuk marrin parasysh emigacionin e jashtëm të shqiptarëve’, u shpreh ish-presidenti Moisiu.Ai ka folur edhe për luftën e vitit 2001, e cila solli dokumentin e paqes, Marrëveshjes e Ohrit, raporton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Prishtinë.Sipas tij, dispozitat e kësaj marrëveshje edhe sot e kësaj dite nuk është zbatuar . “Shqiptarët akoma nuk i posedojnë liritë dhe të drejtat themelore. Për këtë janë fajtorë politikanët maqedonas, por edhe ata shqiptarë. Partitë shqiptare në Shkup nuk merren vesh mes vete, ato vazhdojnë ti ngatërrojnë interesat personale me ato kombëtare, thjeshtë kanë harruar interest kombëtare”, u shpreh Moisiu.

Për sa i përket Kosovës, ish-Presidenti i Shqipërisë ka theksuar se të drejtat që u garantohen serbëve të Kosovës, sidomos atyre në veri, janë të tilla që nuk i ka askush nga minoritetet në Evropë. “Por, shqiptarët në Luginë të Preshevës janë shumë larg këtyre të drejtave. Ky është standardi i dyfishtë dhe është i gabuar. Kjo nuk është mirë për Kosovën, krijon mosmarrëveshje e pasoja dhe mund të krijojë rreziqe,” ka thënë Moisiu, duke shtuar se për këtë fajin nuk e bartë vetëm Bashkimi Evropian si ndërmjetësues në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe “përfaqësuesit tanë që duhet të imponojnë këtë çështje”.

Përderisa Kosova sot synon të bëhet pjesë e NATO-së dhe BE-së, Serbia nuk po tregon interes për anëtarësim në NATO dhe, madje, përçon mesazhe për vazhdimin e aleancës më Rusinë, gjë që më së qarti e shpreh Presidenti i Serbisë, TomisllavNikolliq. Duke e shprehur bindjen se Beogradi edhe në të ardhmen do të vazhdoj me një politikë të tillë, Z. Moisiu ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të thellojnë aleancën e tyre me Perëndimin dhe, veçanërisht, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Previous “Marili” do të zgjedhë 20 gratë më të suksesshme menaxhere
Next Greqia e preokupuar me probleme të tjera, emri nuk është në agjendën politike

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Komisioni kuvendor për sistem politik pa Janevën nuk e nis seancën

Shkurt ka zgjatur seanca e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, e cila duhej ta shqyrtonte Raportin e prokurores speciale, Katica Janeva. Seancën e ka hapur deputeti Vllatko

Maqedoni 0 Comments

Ja kush është kandidatja e LSDM-së për kryeredaktore të RTVM-së

Santa Argirova, do të jetë propozimi i LSDM-së për kryeredaktore të RTVM-së, e cila në periudhën parazgjedhore do të jetë përgjegjës për programin informativ, mësohet nga burimet brendapartiake të mediave maqedonase, transmeton

Maqedoni 0 Comments

Vendosja e kamerave në auto shkolla, kandidatët thonë se janë nën presion

Kamerat vazhdimisht xhirojnë veturat e auto shkollave, gjatë mbajtjes së orëve të vozitjes nga kandidatët për patentë shoferi. Materialet e incizuara prej 40 minutave vozitje me kandidatët duhet të barten

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply