LSDM reagon për tërheqjen e ministrave të BDI-së

LSDM reagon për tërheqjen e ministrave të BDI-së

“BDI, me vendimin për tërheqjen e ministrave nga Qeveria, po e komplikon dhe ndërlikon edhe më tepër krizën në Republikën e Maqedonisë. BDI në mënyrë të njëanshme e lëshon Qeverinë e formuar sipas Marrëveshjes së Përzhinos, për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike në Maqedoni”, kështu kanë reaguar nga partia e bllokut maqedonas, LSDM, në lidhje me vendimin e kryesisë së BDI-së për t’i tërhequr nga Qeveria ministrat e tyre, njofton Portalb.

Nga LSDM, rikujtojnë që gjatë periudhës kur janë publikuar të ashtuquajturat “bomba” apo materialet e përgjuara, BDI asnjëherë nuk ka reaguar për përgjegjësi. Madje, siç shtojnë nga LSDM, as nuk i ka bërë thirrje partnerit të tyre politik VMRO-DPMNE që të mbajnë përgjegjësi, transmeton Portalb.

“LSDM i dënon ashpër publikimet e materialeve që e prekin privatësinë e qytetarëve dhe jetën personale të tyre. Rikujtojmë se një pjesë e përgjimeve të paligjshme kanë janë sjellë në LSDM, por LSDM, asnjëherë nuk ka lejuar që të rrezikohet privatësia e qytetarëve. E gjithë ajo që është publikuar është në interes publik dhe përballje me qeverisjen kriminale të koalicionit partiak në pushtet. Kërkojmë që të gjithë ata që posedojnë materiale dhe inçizime t’i dorëzojnë deri te institucionet kompetente dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet t’i ndërmarrin masat e duhura”, përfundojnë nga LSDM. /Portalb

Previous Fillimi Maqedoni Lajme “Most” kërkon ndryshime të ligjit për shkurtimin e afateve për pastrimin e Listës Zgjedhore
Next Si u mirëprit Davutoglu në Diyarbakiri ( 90% - kurdë) Foto

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Tragjedi në Idrizovë, vdes I burgosuri rrugës për në spital

Në orën 23:11 minuta është parqitur në polici se në orën 21:45 minuta në rrugën prej burgut të idrizovës e deri tek qendra klinike ka humbur jetën një I burgosur.

Maqedoni 0 Comments

Gjermania do të hapë përfaqësi rajonale në Shkup

Përfaqësi rajonale e ekonomisë gjermane do të hapet në Shkup muajin e ardhshëm, paralajmëroi Holge Tolksdorf, shef i drejtorisë për BE dhe zgjerim, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë federale

Maqedoni 0 Comments

LD: Të përsëritet procedura për “Spiunin”

Lidhja Demokratike konsideron se të gjithëve, ndaj të cilëve po zhvillohet procedura për rastin “Spiuni” duhet t’u jepet mundësi përmes përsëritjes së procedurës gjyqësore, qëndron në kumtesën e sotme me

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply