Ngriten akuza kundër dy personave në rastin “Fabrika”

Ngriten akuza kundër dy personave në rastin “Fabrika”

Prokuroria Themelore e Shkupit, ka ngritur akuza kundër dy personave për më shumë vepra penale, mes të cilave edhe për falsifikim të dokumenteve, njofton Portalb.

“Me propozimin e Prokurorisë, i akuzuari Z.B. Çaush ngarkohet se ka kryer vepra penale – Përpunim dhe tregti me armë dhe mjete të cilat janë për kryerjen e veprave penale sipas nenit 395, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të të dhënave personale”, kanë njoftuar nga Prokuroria Themelore.

Për t’u ngritur akuzës, paraprakisht janë marrë një numër i madh i materialeve dokumentuese, të cilat janë gjetur gjatë bastisjeve, është kryer ekspertizë, analiza komparative dhe janë marrë në pyetje një numër i madh i dëshmitarëve, kanë shtuar nga Prokuroria Themelore

Një muaj pas publikimit të aferës në javoren “Fokus”, me çka u zbulua se në dy vende të fshehta janë përpunuar dhjetëra mijëra letërnjoftime të falsifikuara, Prokuroria Publike e Shkupit kumtoi se është zbuluar punëtori e fshehtë ku janë prodhuar dokumente t falsifikuara.

Prokuroria vërtetoi se gjatë bastisjes në shtëpinë e Z. B. Çaush janë gjetur formular për pasaportë, letërnjoftime dhe dokumente tjera. Materiali i gjetur është marr dhe është lëndë për analizë dhe hetim, patën kumtuar nga Prokuroria, transmeton Portalb.

Pas rastit janë prononcuar edhe nga MPB. Nga aty njoftuan se janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve edhe Bekiri Z.B. Çaush.

Previous BDI shpjegon pse vendosi të del nga Qeveria
Next Fillimi Maqedoni Lajme “Most” kërkon ndryshime të ligjit për shkurtimin e afateve për pastrimin e Listës Zgjedhore

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Policët në Idrizovë trajnohen si të ndalojnë të arratisurit me automjete

Shkup, 25 mars 2016 (MIA) – Në Qendrën për stërvitje në Idrizovë sot do të bëhet ushtrimi praktik për përdorimin e sistemit për ndalje të dhunshme të automjetit në arratisje “Stinger”.

Maqedoni 0 Comments

Opozita i thotë JO zgjedhjeve pa zgjidhje

Zgjedhjet pa zgjidhje varrosin demokracinë. Media të lira dhe Listë e pastër e zgjedhësve janë komponentë kryesorë për të siguruar zgjedhje kredibile, të pranueshme nga gjitha palët. Këto janë përfundimet

Maqedoni 0 Comments

Goditje e madhe për pronarët e veturave dizel, rritet çmimi i naftës

Çmimi i benzinës do të rritet për gjysmë ose 1 denarë për liter, ndërsa dizelli shtrenjtohet për 3 denarë për litër, ka vendosur sot, Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi me

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply