Si u mirëprit Davutoglu në Diyarbakiri ( 90% – kurdë) Foto

Si u mirëprit Davutoglu në Diyarbakiri ( 90% – kurdë) Foto

DIYARBAKIR (AA) –  Nuk jemi frikësuar dhe nuk frikësohemi. Këtu kemi qenë, këtu jemi dhe këtu do të jemi përgjithmonë, ishte kjo porosia e kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoğlu, në fjalën e mbajtur para banorëve të qytetit Diyarbakir në juglindje të vendit, ku të enjten gjatë një sulmi terrorist u vranë shtatë policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i qytetarëve të Diyarbakirit, shumica nga ta kurdë kanë pritur Kryeministrin Davutoğlu me entuziazëm, ndërkohë që kryeministri foli kryesisht për sulmin e djeshëm terrorist. 

Kryeministri i Turqisë i lindur në Konya, shtoi më tej: “Ju na njihni mirë, edhe ne ju njohim mirë. Zotin e kemi dëshmitarë se Konya do të jetë një qytet i sigurt njëjtë sikur do të jetë edhe Diyarbakiri. Aq sa është Konya qytet i qetë po aq do të jetë i qetë edhe Diyarbakir. Aq sa Konya është shtëpia ime po aq do të jetë edhe Diyarbakiri.”

 

 

Previous LSDM reagon për tërheqjen e ministrave të BDI-së
Next Prokuroria Speciale: Burg prej 1 deri në 5 vjet për publikimin e bisedave private

About author

You might also like

VIDEO E RRALLË: Torturat çnjerëzore nga policia serbe mbi demonstruesit shqiptarë në vitet e ’90-ta (Video)

Një video e rrallë që po qarkullon në internet tregon skenat e përdorimit të dhunës çnjerëzore të policisë serbe mbi demonstruesit shqiptarë në Prishtinë në fundvitet ’80 dhe fillimvitet ’90-ta.

Ramush Haradinaj ka vetëm një qëllim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot në Suharekë se parti që e drejton është e gatshme për zgjedhje dhe se qëllimi tyre është që të fitojnë. “Qëllimi ynë

Edhe Turqia pa viza! Përdori “refugjatët” në këmbim të liberalizimit

Komisioni Europian i dha mbështetjen e tij marrëveshjes së lëvizjes së lirë me Turqinë, pasi Ankaraja kërcënoi të tërhiqej nga pakti i emigracionit. Në propozimin e paraqitur me këtë rast,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply