Maqedoni, benzinat shtrenjtohen, dizeli lirohet

Maqedoni, benzinat shtrenjtohen, dizeli lirohet

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa dizeli dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohen për një denarë, vendosi sot Komisionit Rregullativ për Energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS­95 do të jetë 61 den/lit, ndërsa EUROSUPER BS­98 do të shitet me çmim prej 63 den/lit.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullativ, çmimi i dizelit do të jetë 44 den/lit, ndërsa i ekstra vajit të lehtë për amvisëri 32,50 den/lit. Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit M­1 NS për 0,609 den/kg, ashtu që tani ai do të shitet me çmim prej 16,228 den/kg.

Komisioni Rregullativ sqaron se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e fundit katërmbëdhjetëditëshe shënojnë rritje te benzina në mesatare për rreth 4,51 për qind, ndërsa te dizeli zvogëlim mesatarisht për rreth 0,55 për qind.

Previous Çmenduri nga PSG, të gatshëm ta paguajnë klauzolën e Neymarit
Next MPJ­-ja greke me reagim ndaj intervistës së Ivanovit për “To Vima”

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Takimi Zaev-Markoviç: Në fokus linja ajrore Shkup-Podgoricë-Sarajevë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në Sofje është takuar me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviç, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç njoftuan nga Qeveria,

Maqedoni 0 Comments

Kontigjent i ri i policisë çeke në kufirin e Maqedonisë

Kontingjent i ri prej 55 pjesëtarëve të policisë çeke do të sistemohen në Maqedoni dhe Serbi në suaza të misionit për ndihmë në sigurimin e kufirit lidhur me krizën migruese

TAV do të investojë 45 milionë euro në projekte në Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2018 (MIA) – Janë konfirmuar prioritetet për investimin prej 45 milion euro në Maqedoni të TAV-it në pajtim me marrëveshjen për koncesion për aeroportet e Maqedonisë, në

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply