BDI krenohet me ministrat e rinj, PDSH i quan jo funksional

BDI krenohet me ministrat e rinj, PDSH i quan jo funksional

Edhe pse në rend dite në Kuvend ishte votimi i ministrave të rinj, deputetët nuk kanë ngurruar që të shfrytëzojnë foltoren për marketing politik. Deputetja Ermira Mehmeti ka thurur elozhe për përbërjen e re të kuadrit të BDI-së, derisa Imer Aliu nga PDSH zgjedhjen e ministrave të ri e sheh si konstatim për dështimin e BDI-së, raporton Portalb.

“Institucionet që udhëhiqeshin nga shqiptarët ishin bosh. Të njëjtat do të vazhdojnë të mbeten bosh. Ju thatë se do të dilni nga Qeveria ndërkaq tash po përcaktoni ministra jo funksional dhe po largoni njerëz që ishin në funksion të krimit”, u shpreh nga foltorja e parlamentit deputeti i PDSH-së Aliu.

Nga ana tjetër deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti shprehu satisfaksion që po i drejtohet një kuadri kualitativ që ka dal nga Forumi Rinor i BDI-së.

“Po tregojmë se kemi kuadro. Sot, në fakt, po fillon reforma. Është kënaqësi që po flas për brezin e ri. Të gjithë, me tituj, magjistra e doktora shkencash, ligjërues në universitetet e Republikës së Maqedonisë. Shembuj dhe model evropian që flasin gjuhë të huaja dhe që ka shumë rëndësi nuk vuajnë nga inferioriteti dhe e të qenit servil ndaj kujtdo, si personaliteti, autoritet apo institucion i Maqedonisë. BDI gjithmonë ka promovuar frymën e të shikuarit përpara”, ka thënë mes tjerash deputetja Mehmeti, nga foltorja e Kuvendit, raporton Portalb.

Ndryshe, LDSM ka votuar kundër ministrave të rinj. Deputeti i kësaj partie, Petre Shilegov, interesin e BDI-së për të mirën e shtetit e ka cilësuar si deklarative.

“Ky është skenar i pushtetit. Ne nuk do ta përkrahim zgjedhjen e ministrave të rinj. Deklarative janë interest e BDI-së për përparimin e vendit. Me një fjalim nuk mbulohet e keqja e kësaj qeverisje aktuale”, theksoi Shilegov, duke aluduar në fjalimin e Ermira Mehmetit.

VMRO-DPMNE ka përkrahur përzgjedhjen e ministrave të rinj në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Previous Sa kushton krijimi i iPhone SE?
Next Gjykata Penale sot do të vendosë për katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë Maqedoninë kryesisht do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërkaq gjatë paraditës do të jetë më i freskët, njofton Portalb. Temperaturat do të lëvizin nga

Maqedoni 0 Comments

LSDM: Veljanoski ta lëshojë kabinetin e Xhaferit

LSDM sot kërkoi që Trajko Veljanoski të mundësojë,  kryetari i ri i Kuvendit të hyjë në kabientin e tij në mënyrë që të vazhdojnë proceset demokratike, ndërsa shumica në Kuvend

Maqedoni 0 Comments

Shkup, fillon Panairi i 28 i librit

Mbi 70 shtëpi botuese do të marrin pjesë në Panairin e 28-­të të librit i cili zyrtarisht do të hapet sonte në orën 19, në Metropolis Arena. Për vizitorët panairi

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply