IHPQM dhe QDZH: SHBA dhe BE të dalin me vlerësim për zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni

IHPQM dhe QDZH: SHBA dhe BE të dalin me vlerësim për zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së mire dhe Qendra për Demokraci dhe Zhvillim në Maqedoni kërkojnë që përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së të dalin me vlerësim të përbashkët rreth gatishmërisë për të realizuar zgjedhjet e 5 qershorit, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, bazuar në situatën aktuale, nevoja për zgjedhje demokratike, kredibile dhe të pranueshme për të gjithë janë më se të nevojshme për Republikën e Maqedonisë e cila kalon krizën politike më të madhe që nga pavarësia e saj. Faktori ndërkombëtar, SHBA dhe Bashkimi Evropian gjithmonë kanë qenë përkrahës edhe në momentet më të vështira për vendin tonë andaj duhet të bëjnë këtë vlerësim.
“Vlerësojmë se realizimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e të gjithë partive politike do thellojë krizën politike dhe do ta largojë vendin nga agjenda Euro-Atlantike. Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, kërkojmë nga përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së në Republikën e Maqedonisë të dalin me vlerësim të përbashkët rreth gatishmërisë për të realizuar zgjedhje te drejta dhe demokratike, të pranueshme nga të gjithë, vlerësim i cili do të jetë më se i rëndësishëm për institucionet, aktorët politike dhe qytetarët e këtij vendi.” Thuhet në kumtesën e përbashkët të IHPQM dhe QDZH.

Previous Gjykata Penale sot do të vendosë për katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”
Next Pendarovski me kritika ndaj pushtetit, reagon VMRO-DPMNE

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Ivanov: Maqedonia dhe Greqia duhet të bashkëpunojnë në krizën e refugjatëve

Të gjitha aktivitetet të cilat i ndërmori Republika e Maqedonisë në përballje me krizën e refugjatëve janë në përputhje me masat e arritura nga ana e të gjitha vendeve të

Maqedoni 0 Comments

Personi i falur nga Ivanon gjuan me armë një furgon

Një person i cili, siç shkruan A1on.mk, është i falur apo aboluar nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, sot ka gjuajtur me armë zjarri në një furgon. Të shtënat kanë ndodhur

Maqedoni 0 Comments

Intensifikohen negociatat, Koxias vjen në Shkup

Po intensifikohen negociatat në nivel ministror për zgjidhjen e kontestit të emrit pas paralajmërimeve për ardhjen e shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias në Maqedoni. Nga Ministria e Punëve të

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply