Ja se çfarë kanë folur Ahmeti dhe Han në bisedë telefonike

Ja se çfarë kanë folur Ahmeti dhe Han në bisedë telefonike

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nëpërmjet një komunikate njofton se në një bisedë telefonike me eurokomesarin për zgjerim, Johanes Han, ka shprehur gatishmërinë që të zbatohet deri në fund Marrëveshja e Përzhinos, njofton Portalb.

“Marrëveshja e Përzhinos garanton zgjedhje të lira dhe të besueshme për të gjithë qytetarët. Sigurova komisionarin Johanes Han se BDI mbetet e përkushtuar tërësisht në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe përfundimit të përgatitjeve për zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme. Gjithashtu falënderova Hanin për angazhimin e tij të madh në drejtim të zgjidhjes së krizës dhe ia përsërita përcaktimin tonë që mos të lejojmë asnjë qendër që të na devijoj nga rruga e përforcimit të demokracisë dhe reformave sistemore. Komisionari Han u shpreh i gatshëm që të ndihmon procesin edhe më tej në drejtim të zbatimit të plotë të Marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e Ali Ahmetit.

Përndryshe, Marrëveshja e Përzhinos është rezultat i krizës politike pas publikimit të materialeve të përgjuara të LSDM-së të ashtuquajtura “bomba” që filloi me 9 shkurt të vitit 2015.

Bisedimet që u mbajtën në qershor dhe korrik të 2015, rezultuan me disa pika kyçe, të cilat nënshkruesit e marrëveshjes, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH u obliguan që t’i përmbushin, transmeton Portalb.

Marrëveshja parashihte zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbaheshin më 24 prill, por si pasojë e shkeljes së afateve të parapara për zbatimin e pikave kyçe të marrëveshjes, ato u prolonguan për 5 qershor.

Ndër pikat e parealizuara ende, janë pastrimi i Listës Zgjedhore që ende është në proces, dhe bisedimet për reformat në media të cilat dështuan, pasi që VMRO-DPMNE, lehtësuesin belg, Piter Vanhojte e shpalli si person “non grada”.

Faktori ndërkombëtarë, partitë opozitare dhe OJQ-të, vazhdimisht kanë kërkuar që fillimisht të plotësohen kushtet pastaj të shkohet në zgjedhje, megjithatë blloku partiak në pushte VMRO-DPMNE dhe BDI janë të qëndrimit se 5 qershori është data ku patjetër duhet të dilet në zgjedhje, sipas tyre për ta stabilizuar shtetin dhe për të dalë nga kriza politike, përcjellë Portalb.

Çfarë u nënshkrua në Marrëveshjen e Përzhinos?

Portalb ju sjell në tërësi të përkthyer dokumentin e Marrëveshjes së Përzhinos me ndërmjetësim të komisarit Han. Kjo marrëveshje ka të bëjë vetëm për nenin 6 të marrëveshjes së 2 qershorit e cila ka dhe detyrime të tjera që duhet partitë t’i plotësojnë.

Previous Festim Halili mori postin e zëvendëskryeministrit për implemenimin e MO-së
Next Pushteti si pengesë e reformave në media

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Lajm fantastik për shqiptarët në Zvicër

Ndryshimi i pritshëm i Ligjit mbi Natyralizimin, i cili do të hyjë në fuqi nga një janari 2018 dhe pritet të ashpërsojë kriteret, ka bërë që në Zvicër të ketë

Maqedoni 0 Comments

GDOM do të kyçet në bisedimet me BE për tejkalimin e krizës politike

Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) apo e njohur si “GDOM”, do të merr pjesë në konsultimet që BE i propozoi për tejkalimin e krizës politike, njofton Portalb. Ata

Maqedoni 0 Comments

Vjena i pret liderët e partive për ta “shpëtuar” Marrëveshjen e Përzhinos

Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, së bashku me tre eurodeputetë Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe Ivo Vajgëll, nesër në terren vendor në kryeqytetin austriak Vjenë i pret katër

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply