Sela ftesë BESËS: Bashkëpunim pa asnjë kusht

Sela ftesë BESËS: Bashkëpunim pa asnjë kusht

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela theksoi në debatin Click Plus në TV21 se është i hapur për koalicionim me gjitha partitë opozitare, duke vënë theksin tek Lëvizja BESA.

“Jemi të interesuar për bashkëpunim, pa asnjë kusht. Ofrojmë bashkëpunim në bazë të parimeve të barabarta, pa matur forcat se kush është më i forti. Për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve duhet unifikim i domosdoshëm. Parimet janë të njejta. Albin Kurti ka prezantuar platformë të përbashkët, lista të përbashkët, dhe e treta koordinim i aktiviteteve të përbashkëta.Por Besa atëherë na tha se herët është që të bëjmë lista të përbashkëta. Është ndërtu shpresa se vetëm me bashkim opozitar fitohet BDI. Prandaj dikush po luan rolin e kalit të Trojës, që të mos ndodhë ky unifikim. Por unë jam i bindur se opozita kësaj radhe do të fitojë bindshëm. E njejta është edhe tani kur Këshilli opozitar dha një propozim për të protestuar më 9 maj lidhur me ngjarjet e Lagjes së Trimave. Nëse duan të bëjmë bashkë, të paktën të bëjnë një telefonatë dhe të bashkërendojmë aktivitetet. Kjo garë që po ndodhë po eliminon nismat për bashkëpunim dhe unifikim opozitar”, theksoi në intervistën “Click Plus”, kreu i LR-PDSH, Ziadin Sela.

Ai ka folur dhe për tronditjet në RDK, duke theksuar se ka pasur tentim për të afruar dy palët e pëçara. “Unë mund të informojë se kam pasur një takim midis Vesel Memedit dhe Fadil Zendelit për të përafruar qëndrimet dhe shpresoj se duhet të anashkalohen dallimet dhe të arrihet një kompromis, për të pasur një zgjidhje të urtë politike dhe jo zgjidhja e problemit të shihet përmes rrugës juridike”, theksoi Sela.

Previous Garet: Nëse zgjedhjet mbahen siç duhet, do të jenë hap i rëndësishëm për dalje nga kriza politike (VIDEO)
Next Barcelona e do Coutinhon

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

“TNT”, Gruevski do t’i dëgjojë bombat për rrënimin e “Kozmosit”

Seanca gjyqësore për rastin T.N.T.” për prishjen e kompleksin “Kosmos” sot nuk do mbahet sepse të akuzuarit do të kontrollojnë provat e Prokurorisë Publike Speciale. Bëhet fjalë për 26 audio-incizime

Maqedoni 0 Comments

FSSH: Prej tani në farmacitë do të ketë më shumë ilaçe me recetë

Për 80 milionë denarë shtesë prej dje janë rritur mjetet e dedikuara për kuota për medikamente me recetë që do të thotë se prej tani në farmacitë do të ketë

Maqedoni 0 Comments

Përpjekje maksimale të ndërkombëtarëve për ta shpëtuar Maqedoninë nga kriza

Sipas burimeve diplomatike të Dojçe Vele-s në gjuhën maqedonase zgjidhja do të kërkohet në 7 ditët e ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia edhe “javëve të ardhshme” siç potencoi Federika Mogerini, përfaqësuese e

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply