Hovit: Kualiteti i zgjedhjeve është i lidhur me datën e mbajtjes së tyre

Hovit: Kualiteti i zgjedhjeve është i lidhur me datën e mbajtjes së tyre

Data e mbajtjes së zgjedhjeve dhe kualiteti demokratik i procesit zgjedhor nuk mund të shihen të ndara, thotë sa për “Meta”, eurodeputeti Riçard Hovit, njëri ndër ndërmjetësuesit të Marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Portalb.mk.

Deklarata e Hovitit vjen pas vendimit të shpërbërjes së Kuvendit dhe deklaratës së liderit të LSDM-së, Zorab Zaev, se partia e tyre nuk do të merr pjesë në zgjedhje, për shkak se ende nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje të besueshme.

Hovit ka përsëritur se gjatë vizitës në Maqedoni, partive në Maqedoni ua ka theksuar nevojën që para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të pastrohet Lista Zgjedhore dhe të vazhdojnë reformat në media.

Megjithatë, ai nuk deshi që ta komentojë vendimin e LSDM-së, për mospjesëmarrjen e LSDM-së në zgjedhje, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë moment nuk do të jap komente tjera personale, të ndara nga kolegët e mi nga Parlamenti Evropian, përveç se do të them që qëndroj i përkushtuar, bashkë me ata dhe partnerët në Maqedoni, ta rishikojmë situatën, në interes të vlerave tona të përbashkëta demokratike dhe ardhmërinë e përbashkët evropiane”, tha Hovit. /Portalb.mk

Previous HP Spectre është laptopi më i hollë në botë, dhe “vrasësi” i MacBook!?
Next Doskocil: Maqedonia ka rol udhëheqës për mbrojtjen e kufijve

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

DREJTORI I INSTITUTIT SIZMOLOGJIK: NUK KA VEND PËR PANIK

Nga instituti për sizmologji kanë dalë me informatat e para për tërmetin që sot në mëngjes goditi Shkupin. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin e Shkupit, më saktësisht në afërsi

Maqedoni 0 Comments

Deri të premten marrëveshja për shtyrjen e zgjedhjeve në shtator ose tetor

Katër partitë kryesore politike deri të premten do të arrijnë zgjidhje për shtyrjen e zgjedhjeve për në shtator ose tetor. Kjo bëhet e ditur nga portali Plusinfo nga burime partiake.

Maqedoni 0 Comments

Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi, kanë arritur në Klubin e Deputetëve për takimin e sotëm

Katër liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, ai i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, LSDM-së, Zoran Zaev, BDI-së, Ali Ahmeti dhe i PDSH-së, Menduh Thaçi, kanë arritur

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply