Flet Lençe Ristovska për fletoren e Grujovskit

Flet Lençe Ristovska për fletoren e Grujovskit

Në shtëpinë e kryeshefit të Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujovskit, me të vërtetë është gjetur fletore, deklaroi për “Meta”, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska, por në dobi të hetimit nuk ka dashur ta komentojë përmbajtjen e fletores, transmeton Portalb.

Përndryshe, në banesën e kryeshefit të Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski, i dyshuar i parë në rastin “Fortesa”, prokurorët e Prokurorisë Speciale, kanë gjetur fletore në të cilën ka pasur të dhëna për agjentët e DSK-së, të cilët kanë qenë profesionistë dhe i kanë ndjekur prokurorët e PSP-së, ka shkruar  javorja “Fokus”.

Në fletoren ka pasur emra dhe mbiemra të prokurorëve, ka pasur të dhëna për vendin ku jetojnë, për lidhjet dhe kontaktet me bashkëpunëtorët dhe personat tjerë, por edhe të dhëna për lëndët në të cilët punojnë prokurorët dhe si janë zhvilluar hetimet, transmeton Portalb.

Në të dhënat nga fletorja, ashtu siç shkruan “Fokus”, kanë qenë të gjetur edhe emrat e dëshmitarëve me që PSP ka pasur kontakte dhe informata se cili prej tyre është pajtuar që PSP-së t’i jep dëshmi dhe të dhëna për hetimet.

Përndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, më 30 mars urdhëroi që Goran Grujoskit t’i shqiptohet masë paraburgimi prej 30 ditëve si i dyshuari kryesor në rastin “Fortesa”, ndërkaq 2 ditë më vonë, më 1 prill, e njëjta gjykatë e ndryshoi vendimin pas ankesës së palës mbrojtëse, me atë që i dyshuari Grujski masën e paraburgimit ta mbajë në shtëpi. Për këtë të fundit ka reaguar PSP, megjithatë, Gjykata nuk e ka ndryshuar vendimin.

Goran Grujovski është i dyshuari kryesor i rastit “Fortesa” të PSP-së dhe akuzohet për asgjësimin e mjeteve për përgjim pranë DSK-së në vitin 2015. /Portalb

Previous Shkup, furgoni përplaset me automjetin transportues të MPB-së (FOTO)
Next KSHZ vendosë për rezultatet e kontrollit në terren

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Reagim i LD-së për vendimin e presidnetit Ivanov

Lidhja Demokratike përmes kumtesës kërkoi të mbahet seancë urgjente e Parlamentit, ku do të hapet procedura për impiçment i presidentit Gjorge Ivanov për shkak të vendimit të tij të sotëm.

Maqedoni 0 Comments

Zvërlevski formon Komision për përcjellje të parregullsive zgjedhore

Prokurori publik, Marko Zvërlevski, ka marrë vendim për formimin e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e parregullsive eventuale të cilat do të ndodhnin gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve të

Maqedoni 0 Comments

Orav largohet, ja kush mund ta zëvendësojë atë

Bashkimi Evropian konfirmoi se mandati i estonezit Aivo Orav si shef i delegacionit të BE­së në Republikën e Maqedonisë përfundon dhe se në verë do të emërohet ambasador i ri

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply