Mogerini: Marrëveshja e Përzhinos dhe zgjedhjet kredibile janë me rëndësi kyçe

Mogerini: Marrëveshja e Përzhinos dhe zgjedhjet kredibile janë me rëndësi kyçe

Partitë politike në Maqedoni të punojnë së bashku për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme që është në interes ntë shtetit dhe qytetarëve, bëri thirrje përfaqësuesja e lartë e BE­-së për politikë të jashtme, Federika Mogerini.

“Pas ngjarjeve të fundit në IRJ të Maqedonisë, posaçërisht lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor, bisedova me liderin e LSDM­s-ë, Zoran Zaev. Gjatë bisedës që pasoi pas disa kontakteve me komisarin Johanes Han dhe Delegacionin e BE­-së në Shkup, u dakorduam se është e domosdoshme që të gjitha partitë politike të vazhdojnë të punojnë së bashku për sigurimin e zgjedhjeve kredibile në interes të shtetit dhe të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e shkruar të Mogerinit që e publikoi mbrëmë kabineti i saj.

Ajo njëherit thekson se implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat prioritare mbeten me rëndësi thelbësore për vendin.

“Në atë kontekst zbatimi i marrëveshjeve politike, përfshirë edhe prioritetet urgjente reformuese, është me rëndësi kyçe. Së bashku me SHBA-­në i mbështetëm të gjitha partitë dhe palët e prekura në këto përpjekje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë edhe në javët e ardhshme kyçe. U bëjmë thirrje të gjitha partive që të mbeten tërësisht të përkushtuara në procesin e dakorduar”, thotë Federika Mogerini.

Previous Ristovska: Detyrë e institucioneve është që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me ne
Next Simeone përkrah Torresin

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Tabelat e reja shqipe në Shkup, përplot gabime

Vazhdon tjetërsimi i gjuhës shqipe në tabelat e rrugës në Shkup. Udhërrëfyesit janë të mbushur me gabime drejtshkrimore edhe atë vetëm në mbishkrimet që janë në shqip, shkruan Alsat-M. Nga Qyteti

Maqedoni 0 Comments

Deri të premten marrëveshja për shtyrjen e zgjedhjeve në shtator ose tetor

Katër partitë kryesore politike deri të premten do të arrijnë zgjidhje për shtyrjen e zgjedhjeve për në shtator ose tetor. Kjo bëhet e ditur nga portali Plusinfo nga burime partiake.

Maqedoni 0 Comments

Përsëri po thithim helm, të gjitha stacionet matëse tregojnë se ajri është i ndotur

Me ftohjen e kohës dhe me fillimin e sezonit të ngrohjes, është rritur edhe ndotja e ajrit dhe janë shumëzuar grimcat kancerogjene të cilat i thithim, njofton Portalb.mk. Gjatë ditës së 

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply