Kadri Veseli në postin e kryetarit të PDK-së pritet të zgjidhet

Kadri Veseli në postin e kryetarit të PDK-së pritet të zgjidhet

Kadri Veseli është i pakonkurrueshëm në postin ekryetarit të PDK-së, në konventën e jashtëzakonshme më 7 maj. Deri më tani asnjë kandidat nuk ka shprehur interesim për ta sfiduar aktualisht ushtruesin e detyrës së kryetarit të partisë më të madhe në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës po i bën përgatitjet intensive për mbajtjen e konventës së jashtëzakonshme më 7 maj. Në këtë konventë pritet të zgjidhetkryetari i ri i PDK-së, pas 17 vjet të udhëheqjes nga Hashim Thaçi, i cili ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes president i Kosovës.

Aktualisht Veseli ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, pritet që të zgjidhet në krye të PDK-së, pa probleme dhe pa kundërkandidat. Në PDK thonë se ende nuk kanë asnjë kërkesë nga ndonjë kandidat që ka shfaqur ambiciet për të qenë kryetar i kësaj partie.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, thotë për gazetën “Zëri” se ka dhjetë ditë që kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e konventës, duke shtuar intensitetin e punës.
Ai thekson se tash janë duke e bërë një lloj platforme të punës që do të miratohet në konventë dhe do të vazhdohet me punën tjetër.

“Konventa nuk do të jetë vetëm konventë e jashtëzakonshme zgjedhore ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, por do të ketë edhe një karakter pune”, ka thënë Musmurati.

Previous MAQEDONIPEPR: Zgjedhjet të mbahen me 4 ose 11 shtator
Next Dubai me rekord të ri: Një rrokaqiell më i lartë se Burj Khalifa (Foto)

About author

You might also like

Thaçi: Lajmi i mirë për vizat, së shpejti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se së shpejti do të vijë lajmi i mirë për liberalizmin e vizave. Ai tha se Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka

PRITET REKOMANDIM POZITIV PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE

Bashkimi Evropian pritet të japë rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për kosovarët. Mirëpo, Top Chanel raporton se si kusht do të vendoset një kuotë e posaçme, që nënkupton pezullimin

Azem Sylës i janë konfiskuar pronat e dyshimta

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylës, i cili dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, tashmë i janë konfiskuar pronat për të cilat dyshohet se i ka

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply