Shkup, fillon Panairi i 28 i librit

Shkup, fillon Panairi i 28 i librit

Mbi 70 shtëpi botuese do të marrin pjesë në Panairin e 28-­të të librit i cili zyrtarisht do të hapet sonte në orën 19, në Metropolis Arena. Për vizitorët panairi do të hapet prej nesër deri më 18 prill.

Nga panairi i Shkupit presin rreth 40.000 vizitorë në Panairin e librit i cili, pas Panairit të mobiljeve, është manifestimi i dytë i panairit sipas frekuentimit në Shkup. Do të ofrohet literaturë nga autorë vendorë dhe të huaj, beletristikë, botime shkencore, libra për fëmijë, libra shkollorë.

Botuesit do të organizojnë edhe promovime dhe takime me autorë në stendat e tyre, por edhe në Qendrën promovuese në Metropolis Arena në të cilën për shtatë ditët e panairit janë planifikuar mbi 30 promovime. Krahas botueseve vendorë do të ketë edhe të huaj nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa Ambasada e Suedisë do të organizojë prezantim të literaturës për fëmijë.

Ngjarje shtesë që do të organizojë Panairi i Shkupit (më 14 prill) është ligjërata e shkrimtarit, sociologut dhe oratorit motivues kroat Bruno Shimlesha, i cili është mes dhjetë autorëve më të lexuar kroatë të librave nga sfera e psikologjisë popullore.

Sipas paralajmërimeve, panairin do ta hapin shkrimtarët Rade Sijan dhe Sasho Dimovski. Orari i punës së Panairit është prej orës 10 deri në orën 20, çmimi i biletës është 30 denarë, gjegjësisht 20 denarë për vizitorët në grupe.

Previous Rreth 700 mjekë të rinj kanë braktisur Maqedoninë
Next PSP heton edhe importin e armëve

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Kurc: Vendimet final duhet t’i marrin partitë ndërsa ne nuk do të përzihemi

Politikanët maqedonas duhet t’i marrin vendime të cilat merren pas zgjedhjeve ndërsa nga ana jonë nuk do të ketë pengesë në rrjedhën e mëtutjeshëm të ngjarjeve, deklaroi shefi i diplomacisë

Maqedoni 0 Comments

Prokurorja speciale Ristoska: Maqedonia ka gra të guximshme

“Si grua mburrem që në tërë këtë sistem ekzistojnë gra të cilat janë të guximshme dhe veprojnë sipas ligjeve”, tha prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë, Lençe Ristoska, duke

Maqedoni 0 Comments

Nesër ditë jo-pune për gjithë qytetarët e Maqedonisë

Dita e nesërme, (8 shtatori) është ditë jo-pune për gjithë qytetarët e vendit. Maqedonia më 8 shtator ka shpallur pavarësinë dhe kjo ditë shënohet si festë shtetërore. Ndërkohë të hënën

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply