Nëse pushteti e shpërbën Prokurorinë Speciale, Zaevi do t`i shpërthej “bombat” në rrugë

Nëse pushteti e shpërbën Prokurorinë Speciale, Zaevi do t`i shpërthej “bombat” në rrugë

Në opinion këtyre ditëve janë më të zëshme spekulimet se pushteti po planifikon që përmes Gjykatës Kushtetuese ta shpërbëje Prokurorinë Speciale Publike dhe definitivisht t`i jap fund Marrëveshjes së Përzhinos dhe obligimeve prej aty, transmeton TetovaSot.

Ndaj tentimeve të këtilla të pushtetit, opinioni nisi të dyshoj pasi që Gjykata Kushtetuese nuk e miratoi Ligjin për falje nga viti 2009, me çka kryetarit të shtetit po i mundësohet që të fal kriminelët e krimit zgjedhor si dhe veprave tjera të rënda penale.

Përndryshe, iniciativa për vlerësimin e Prokurorisë Speciale Publike se a bie ndesh me Kushtetutën, para Gjykatës Kushtetuese qysh vitin e kaluar është ngritur nga kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov.

Kjo iniciativë ende po ruhet, ndërsa nga Gjykata Kushtetuese informuan se për momentin nuk është e vendosur në rend dite.

Dyshime të këtilla, javën e kaluar shprehu edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, u përgjigj se nuk ka pasur njohuri për këto akuza nga kundërshtari i tij politik.

Zaevi në pres konferencën që e mbajti gjatë këtij vikendi, theksoi se nëse qeveria e shpërbën Prokurorinë Speciale Publike dhe nëse materialet nga bisedat e përgjuara i kthehen, që është obligim ligjor, ai do të vazhdoje t`i publikoje të ashtuquajturat bomba.

Previous Luana vjen me këngë të re
Next Top 10 shtetet ku jetohet më lirë, Kosova e treta, Maqedonia e 10-ta

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Spasovski: Gjendja e sigurisë është stabile

Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë është stabile dhe ajo mund të mbahet stabile vetëm nëse me të vërtetë të gjithë së bashku e vendosin interesin shtetëror dhe të

Maqedoni 0 Comments

Edhe Ohri i bashkangjitet protestës qytetare

Nga dita e sontme, hartës së protestave qytetare zgjerohet me qytetin e Ohrit. Protesta do të nisë nga ora 18, dhe qëllimi i tyre është i njejtë, pra ngritja e

Maqedoni 0 Comments

Jashari takohet me Bejlin dhe Oravain

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka pritur në takim të përbashkët, ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni  Xhes Bejli dhe ambasadorin e BE-së në vend Aivo Orav. Në këtë takim, ministri

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply