Ambasada gjermane e shqetësuar për vendimin e Ivanovit, përkrahje për PSP-në

Ambasada gjermane e shqetësuar për vendimin e Ivanovit, përkrahje për PSP-në

“Qeveria Federale është thellë e shqetësuar në lidhje me vendimin e kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov për faljen politikave që janë nën hetim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Shkup, njofton Portalb.

Ambasada e Gjermanisë thekson se presin të sundojë drejtësia dhe të respektohen të gjitha palët.

“Shpresojnë se gjendja se së shpejti do të zgjidhen çështjet juridike dhe politike të cilët kanë dalë nga njoftimi i kryetarit të shtetit”, shtojnë nga Ambasada e Gjermanisë, transmeton Portalb.

Përveç kësaj, Ambasada e Gjermanisë thekson se e rëndësisë së veçantë është Prokuroria Publike Speciale, që ashtu si[ është e paraparë me Marrëveshjen e Përzhinos, të mundet të funksionojë pa pengesa me punën e saj të rëndësishme për stabilizimin e sistemit shtetëror.

Ambasada gjermane, bën thirrje që të gjitha partitë të angazhohen që të krijojnë kushte minimale për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në bazë të standardeve evropiane.

Përndryshe dje pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore. /Portalb

Previous DW: Ja prapavija e vendimit të Ivanovit
Next Bejli me kritika ndaj vendimit të Ivanovit

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Gjykatësit kushtetues të Maqedonisë po zgjedhin kryetar të ri

Në kolegjiumin e sotëm, ka filluar zgjedhja e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, njofton Portalb. Mandati i kryetares aktuale, Elena Gosheva, do të kalojë për dy javë

Maqedoni 0 Comments

Mot me diell me temperaturë deri në 21 gradë

Moti në Maqedoni do të jetë relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla e cila gjatë ditës do të përhapet. Do të fryjë erë mesatare jugore, e cila në pjesët

Maqedoni 0 Comments

Disa pjesë të Komunës Qendër nesër pa ujë

Përdoruesit e rrugës “Leningradska” në Komunën Qendër nesër nga ora 8 do të mbeten pa ujë të pijshëm. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply