“Civil”: Falje e turpshme! Ivanov, largohu!

“Civil”: Falje e turpshme! Ivanov, largohu!

“Gjorge Ivanov proklamoi se ka dorëzuar akt të përgjithshëm për të ndërprerë të gjitha procedurat penale kundër individëve nga pushteti dhe opozita, gjoja si mënyrë për të dalë nga kriza politike, duke pohuar se ai nuk mund “të lejojë në mandatin e tij atë që po i ndodh Maqedonisë. E, ç’është ajo që po i ndodh Maqedonisë në shtatë vitet e fundit, në të cilat Ivanov e ka okupuar karrigen presidenciale?”, thuhet në reagimin e OJQ-Civil.

“Civil” i bën thirrje Ivanovit për të shpjeguar qëndrimin se kriza në vend është “interes i dikujt tjetër”.

“Ivanov shërbehet me fraza tashmë të dëgjuara për ndonjë armik të padukshëm, i cili, sipas tij, u ka bërë diçka politikanëve nga pushteti dhe opozita, që ata të urrejnë njëri-tjetrin. Në fjalimin e tij, ai bën insinuata se fajtori për krizën është bashkësia ndërkombëtare. Për kë saktësisht bëhet fjalë?  Kërkojmë prej tij të emërojë fajtorin!”, shtojnë nga “Civil”.

Sipas tyre, “Abolicioni” i Ivanovit është akt që nuk ka kredibilitet dhe nuk guxon të njihet.

“Ai është në një pozitë në të cilën erdhi në zgjedhje, për të cilat ekzistojnë procedura të hapura hetimore  dhe akte prokuroriale për mashtrim elektoral. Ky hetim patjetër duhet të marrë përfundim gjyqësor, e vetëm pas kësaj, dikush mund të mendojë për falje. Në vend që të dalë me përpjekje të mjegullta për të shpëtuar lëkurën e tij dhe urdhëruesve të tij, e thërrasim Ivanovin të japë dorëheqje në funksionin në të cilin erdhi, siç dëgjoi mbarë publiku i gjerë, me anë të mashtrimit zgjedhor”, përfundojnë nga”, thuhet në reagimin e OJQ-Civil.

Previous Zaev u takua me presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë
Next Reagim i LD-së për vendimin e presidnetit Ivanov

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Komisioni kuvendor për sistem politik pa Janevën nuk e nis seancën

Shkurt ka zgjatur seanca e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, e cila duhej ta shqyrtonte Raportin e prokurores speciale, Katica Janeva. Seancën e ka hapur deputeti Vllatko

Maqedoni 0 Comments

Në 8 muajt e parë të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar 617 mijë turistë

Enti Shtetëror për Statistikat (ESHS) njoftoi se gjatë muajit gusht në Maqedoni janë regjistruar 156.763 turistë të cilët kanë realizuar 694.641 bujtje, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas ESHS-së, numri i

Maqedoni 0 Comments

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, vizitën e parë zyrtare e bëri në Komunën e Gostivarit

Kryetari i Ri i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi vizitën e parë zyrtare pas emërimit në krye të dhomës ligjdhënëse, e bëri në Komunën e Gostivarit me ç’rast

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply