Vazhdon edhe sot protesta kundër vendimit të Ivanov

Vazhdon edhe sot protesta kundër vendimit të Ivanov

Protesta kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, që t’i amnistojë të gjithë politikanët ndaj të cilëve janë ngritur hetime apo procedura gjyqësore, vazhdon edhe sot prej orës 18 ndërsa fillimi është caktuar para hapësirave të PSP-së.

Në njoftimin në Facebook thuhet:

“Vazhdojmë me protestë të qetë për mbështetjen e PSP-së sot prej orës 18.00 dhe u bëjmë thirrje qytetarëve dhe qytetareve që të na bashkëngjiten. Po tubohemi para PSP-së, vazhdojmë me marshin deri te Ministria e Padrejtësisë dhe Zyra nacionale e jo-presidentit. Nuk do të ju kalojë amnistia e politikanëve të kriminalizuar dhe zhvlerësimi i PSP-së”.

Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime

Dje pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore. /Portalb

 

 

Previous Bejli me kritika ndaj vendimit të Ivanovit
Next “Ivanov të përgjigjet penalisht”

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Sheqerinska: Vendim për zgjedhje do të ketë nëse ka vullnet politik më 31 gusht

Nëse ka vullnet politik, zgjidhje deri me 31 gusht dhe vendim për zgjedhje do të ketë. Qytetarët e Maqedonisë një kohë të gjatë janë duke pritur për t`i dhënë fund

Maqedoni 0 Comments

Gjendet një bombë aeroplanësh në afërsi të fabrikës së çimentos

Në afërsi të lagjes Pripor-Shkup, te rrethrrotullimi para lagjes së fabrikës së çimentos, gjatë gropimit dhe zgjerimit të një rruge lokale, është gjetur një bombë aeroplanësh me kalibër të madh,

Maqedoni 0 Comments

Gjermania do të hapë përfaqësi rajonale në Shkup

Përfaqësi rajonale e ekonomisë gjermane do të hapet në Shkup muajin e ardhshëm, paralajmëroi Holge Tolksdorf, shef i drejtorisë për BE dhe zgjerim, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë federale

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply