Clinton, Trump fitues në Nju York

Clinton, Trump fitues në Nju York

Rrjetet televizive amerikane parashikojnë biznesmenin Donald Trump si fitues të garës republikane në shtetin e Nju Jorkut.

Votat janë ende duke u numëruar, por sipas parashikimeve, kandidati miliarder duket të ketë fituar me rezultat të thellë.

Anketat para mbylljes së qendrave të votimit e nxirrnin kandidatin Trump fitues me rezultat të thellë. Nju Jorku është shteti i tij i lindjes dhe selia e zyrave të perandorisë së tij të pasurive të patundshme. Rivalët e tij, senatori i Teksasit Ted Cruz dhe guvernatori i shtetit Ohajo John Kasich, nuk kishin shpresa për të fituar. Të dy e kishin përqëndruar vëmendjen në votimet e javës tjetër kur zhvillohen gara në pesë shtete.

Për demokratët, parashikimet nxjerrin fituese ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton ndaj senatorit të Vermontit Bernie Sanders.

Të dy ata kanë lidhje të forta me Nju Jorkun. Sanders ka lindur në Nju Jork, ndërsa Clinton ka përfaqësuar këtë shtet në senat.

Fitoret nga Trump dhe Clinton mund t’u japin atyre një kryesim që pothuajse nuk mund të përmbyset dot më nga rivalët.

Clinton ka siguruar 1758 delegatë ndaj 1076 të rivalit Sanders. Për të siguruar emërimin zyrtar të partisë kandidatit i duhen 2383 delegatë.

Para Nju Jorkut Trump kishte 744 delegates, ndërsa Cruz 559 dhe Kasich 144. Kandidatit republikan i duhen 1237 delegatë që të sigurojë emërimin e partisë.

Zyrtarët në Nju Jork ndërkohë i kanë kërkuar Bordit të Zgjedhjeve të japë sqarime për një numër parregullsish që u vunë re gjatë zgjedhjeve.

Mes parregullsive ishin disa aparatura votimi që nuk funksiononin, hapje me vonesë të disa qendrave të votimit dhe dhjetra mijëra votues që nuk ishin në lista.

Shefi i financave të Bashkisë së Nju Jorkut Scott Stringer tha se banorët e Nju Jorkut kanë humbur besimin tek Bordi i Zgjedhjeve.

“Ne do të gjejmë përse Bordi i Zgjedhjeve ishte kaq i paorganizuar, kaotik dhe i paefektshëm,” tha ai.

Nuk pritej që këto probleme të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve paraprake

Previous PRITET REKOMANDIM POZITIV PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE
Next Lansohet versioni i ri i Galaxy S7 dhe S7 edge

About author

You might also like

SHBA armatoset deri në ‘dhëmbë’, strategjia për t’iu përgjigjur kërcënimit ruso-kinez

Duke cituar kërcënimet në rritje nga Kina dhe Rusia, Pentagoni pretendon një rritje të madhe të shpenzimeve ushtarake për vitin 2019 dhe i kërkoi Kongresit që të miratojë një buxhet

“The Donald” President – çfarë ndodh tani?

Rënie e Bursave dhe dollarit, panik mes aleatëve të SHBA: ata aziatikë dhe ata europianë të NATO-s. Një Trump i paduruar që bëhet shumë shpejt i zemëruar (ose i depresionuar)

HWPL shënon 2 vjetorin e Aleancës botërore për paqë dhe religjion

   Organizata joqeveritare HWPL – do të festoj përvjetorin e dytë të Aleancës botërore për paqë dhe religjion.Dy vjet më parë ish presidentë dhe presidentë të shumë vendeve nëpër botë,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply