Kriza në Maqedoni, anulohet takimi i Vjenës

Kriza në Maqedoni, anulohet takimi i Vjenës

Ka dështuar takimi i liderëve të partive politike të Maqedonisë për zgjidhjen e krizës politike, i paraparë të mbahet të premten në Vjenë të Austrisë, njofton REL.

Në një njoftim të Komisionit Evropian shprehet brengosje për “gjendjen e rëndë” në të cilën ndodhet Maqedonia, pa dhënë detaje mbi shkaqet e anulimit të takimit.

“Dështimi i marrëveshjes së Përzhinës (midis katër partive politike, mbi kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve të drejta dhe demokratike) do të ketë pasoja serioze për vendin. Çdo hap prapa mund ta largojë Maqedoninë nga aspiratat evropiane. Ne do të asistojmë tani dhe në të ardhmen. Megjithatë, përgjegjësia për progresin demokratik dhe përparimin në rrugën euroatlantike u takon partive”, thuhet në reagimin e parë të Komisionit Evropian.

Dështimi i takimit vjen një ditë pasi lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, ka thënë se nuk do të shkojë në Vjenë pa plotësimin e dy kushteve: anulimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe tërheqjen e vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e zyrtarëve që po hetohen nga Prokuroria Speciale për veprime të paligjshme.

Protetstat në Shkup dhe qytete të tjera, kundër pushtetit, janë duke vazhduar për të dytën javë me radhë.

Previous Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)
Next Shënimi i Ditës së planetit Tokë

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Nuk ka raste të reja të gripit të shpezëve, gjendja po ndiqet nga afër

Gjendja në fshatin Moroishte të Strugës është e qetë dhe po ndiqet nga afër. Deri në këtë moment, të gjitha strishat e marra për përcaktimin e gripit të shpendëve janë

Maqedoni 0 Comments

Qeveria e Maqedonisë do ta mbajë seancën e radhës

 Gjendja dhe progresi në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve të BE-së, statusi i realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrjen në NATO, si dhe statusi i

Maqedoni 0 Comments

LD: KSHZ-ja të dorëzojë raport në Kuvend

Lidhja Demokratike i bën thirrje Komisionit Shtetëror Zgjedhor,  që të dorëzojë raport në Kuvend në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore, njofton Portalb. Në lidhje me raportin, nga partia propozojnë

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply