Vjena i pret liderët e partive për ta “shpëtuar” Marrëveshjen e Përzhinos

Vjena i pret liderët e partive për ta “shpëtuar” Marrëveshjen e Përzhinos

Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, së bashku me tre eurodeputetë Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe Ivo Vajgëll, nesër në terren vendor në kryeqytetin austriak Vjenë i pret katër liderët e partive politike të Maqedonisë, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, në raund të ri të bisedave për zgjidhjen e krizës politike në Republikën e Maqedonisë.

Takimi pritet të fillojë nesër në ora 11:00, në të ashtuquajturën “Shtëpia e Bashkimit Evropian” në Vjenë.

Edhe krahas asaj që Bashkimi Evropian e ka delegacionin e saj pranë OSBE-së dhe pranë Kombeve të Bashkuara në Vjenë, Han dhe eurodeputetët Kukan, Hovit dhe Vajgëll e zgjodhën “shtëpinë e Bashkimit Evropian” si Përzhino e re. Bëhet fjalë për shtëpi moderne që tërësisht është nga qelqi, e cila quhet ashtu sepse në të janë të vendosura zyrat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian në Vjenë.

Edhe pse lideri i LSDM-së Zoran Zaev e kushtëzoi praninë e tij në këto biseda me dy kushte, të cilat deri tani nuk janë plotësuar, Han dhe eurodeputetët do t’i presin liderët politik të Maqedonisë në mbledhjen e nesërme edhe krahas asaj që askush, as nga Eurokomisioni, as nga Europarlamenti nuk e konfirmuan praninë e tyre. Në Vjenë, siç konfirmoi, do të shkojë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim,-së, Ali Ahmeti, ndërsa praninë zyrtarisht e konfirmoi edhe VMRO-DPMNE-ja, e udhëhequr nga lideri, Nikolla Gruevski.

Megjithatë në “Shtëpinë e BE-së” në Vjenë veçmë përgatitet salla për mbledhjen për zgjidhjen e krizës politike të Maqedonisë dhe jozyrtarisht, ndërmjetësuesit evropian i presin të gjithë të ftuarit të marrin pjesë në takimin e liderëve, i cili do të mbahej edhe në mungesë të ndonjërit prej tyre.

Previous Shilegov: Ivanovi ta rregullojë marrëzinë
Next Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Kuvendi i Maqedonisë në seancë të jashtëzakonshme

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për pezullimin e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit, shpalljen e zgjedhjeve më 5 qershor, si dhe të gjitha vendimet tjera të miratuara nga

Maqedoni 0 Comments

Në 8 muajt e parë të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar 617 mijë turistë

Enti Shtetëror për Statistikat (ESHS) njoftoi se gjatë muajit gusht në Maqedoni janë regjistruar 156.763 turistë të cilët kanë realizuar 694.641 bujtje, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas ESHS-së, numri i

Maqedoni 0 Comments

Arrestohet gazetari Zoran Bozhinovski

Policia serbe në orët e para të mëngjesit ka arrestuar gazetarin kontravers, Zoran Bozhinovski.Konkretisht ai është arrestuar në Novi Sad dhe prite të dalë në Gjykatë. Pritet që këto ditë ai të ekstradohet në Maqedoni, shkruan

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply