Dita e dytë nga takimi ministror në Selanik

Dita e dytë nga takimi ministror në Selanik

 Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki edhe sot në Selanik merr pjesë në takimin ministror me kolegët nga Greqia, Bullgaria dhe Shqipëra, kushtuar bashkëpunimit ndërkufitar në kontekst të krizës me refugjatët dhe migrantët.

Takimi, i cili filloi dje, mbahet me qëllim të përforcimit të dialogut dhe zgjerimit të perspektivave për bashkëpunim të mëtejm ndërkufitar në sferën e koordinimi dhe ballafaqimit me sfidat e përbashkëta, siç janë kriza me refugjatët dhe migrantët.

Poposki para fillimit të takimit dje deklaroi se takimi tani një kohë të gjatë është përgatitur dhe se vjen në moment të mirë, sepse është koha e fundit të drejtohen disa porosi të rëndësishme lidhur me ballafaqimin me krizën migruese.

Temë kryesore e diskutimit në takimin e djeshëm ishte bashkëpunimi ndërkufitar, jo vetëm lidhur me çështjen për refugjatët dhe migrantët, por edhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me programet e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin në sektorin ekonomik dhe kulturor, si dhe në arsim.

Sot fillimisht do të mbahet takim mes përfaqësuesve të ministrive të punëve të brendshme të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, pas çka do të vijoj takimi i tyre i përbashkët me ministrat e punëve të jashtme.

Në rend dite të takimeve të sotme janë bashkëpunimi policor në sferën e menaxhimit kufitar dhe luftën kundër trafikimit me migrantë ilegal dhe rrjetet terroriste.

 

Gjithashtu, bisedimet do të përqendrohen edhe në dimensionin humanitar të migrimit dhe do të hulumtohen sferat për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë për menaxhim me krizën e refugjatëve dhe migruese

Previous Shënimi i Ditës së planetit Tokë
Next “Ndal”, protestë në Shkup prej orës 14:00

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

“Fundoset” anija “Rojal Maqedoni” (FOTO)

Shirat e rrëmbyeshëm e kanë rritur nivelin e ujit të Vardarit, për këtë, anija e vendosur në këtë lumë, e quajtur “Rojal Maqedoni”, ka filluar të “fundoset”. E para nga

Maqedoni 0 Comments

“TNT”, Gruevski do t’i dëgjojë bombat për rrënimin e “Kozmosit”

Seanca gjyqësore për rastin T.N.T.” për prishjen e kompleksin “Kosmos” sot nuk do mbahet sepse të akuzuarit do të kontrollojnë provat e Prokurorisë Publike Speciale. Bëhet fjalë për 26 audio-incizime

Maqedoni 0 Comments

Transparency International kërkon anulimin e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e Ivanovit

Transparency International dhe  dega e saj në Maqedoni kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivnaov dhe  anulimin e zgjedhjeve të caktuara për më 5 qershor derisa nuk pastrohet Lista Zgjedhore,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply