Koxias: Në këtë periudhë nuk do të bisedojmë për çështjen e emrit

Koxias: Në këtë periudhë nuk do të bisedojmë për çështjen e emrit

Çështja e emrin nuk është temë e bisedimeve për momentin për shkak të krizës së brendshme në Maqedoni. Këtë e ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, përpara takimit të sotëm me shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki, njofton Portalb.mk.

Të dy ministrat janë takuar në margjinat e takimit rajonal për krizën e refugjatëve, i cili dje dhe sot është mbajtur në Selanik.

“Në këtë periudhë nuk do të bisedojmë për këtë çështje. Shteti fqinj është në krizë të thellë të brendshme, e cila duhet të merret parasysh dhe të ketë perspektivë për atë se sa është e mundshme që çështjet më serioze të zgjidhen”, nënvizoi Koxias.

Në këtë takim, u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe përforcimin e bashkëpunimit në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta siç është kriza e emigrantëve.

Në takim gjithashtu u bisedua edhe për takimin e ardhshëm për masat për ndërtimin e besimit i cili duhet të mbahet në fillim të javës së ardhshme në Shkup.

Previous Zoran Bozhinovski mbrëmë u ekstradua në Maqedoni
Next VIDEO-DREJTPËRDREJT: Vazhdon Marshi Protestues Drejt Parllamentit (FOTO)

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Përpjekje maksimale të ndërkombëtarëve për ta shpëtuar Maqedoninë nga kriza

Sipas burimeve diplomatike të Dojçe Vele-s në gjuhën maqedonase zgjidhja do të kërkohet në 7 ditët e ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia edhe “javëve të ardhshme” siç potencoi Federika Mogerini, përfaqësuese e

Maqedoni 0 Comments

Transparency International kërkon anulimin e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e Ivanovit

Transparency International dhe  dega e saj në Maqedoni kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivnaov dhe  anulimin e zgjedhjeve të caktuara për më 5 qershor derisa nuk pastrohet Lista Zgjedhore,

Maqedoni 0 Comments

Maqedoni, ulen çmimet e derivateve

Çmimet në pakicë të benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej sonte do të ulen prej gjysëm deri një denar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas vendimit,

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply