Shënimi i Ditës së planetit Tokë

Shënimi i Ditës së planetit Tokë

 







Nën moton “Drunj për planetin Tokë” sot shënohet Dita e planetit Tokë. Qëllimi është të zbatohen aksione gjithkund nëpër botë për mbjelljen e përafërsisht tetë miliardë drunjve deri në vitin 2020.

Me aktivitete të ndryshme, Dita e planetit Tokë do të shënohet edhe në Maqedoni.

Në shkollën fillore “Partenij Zografski” në lagjen Kisella Vodë do të mbillen fidane,  ndërsa në shënimin do të marrë pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe përfaqësuesit e USAID-it dhe UNDP-së.

Qyteti i Shkupit dhe Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor “Gou Grin” do ta shënojnë këtë ditë në parkun e qytetit me vendosjen e stendave në të cilat do të ndahen kartela me porosi dhe fara ekologjike, ndërsa do të mbillen edhe fidane të pishave. 

Në kopshtin në lagjen Zhelezarë do të organizohet garë çikliste, ndërsa ambasadori i Holandës Vuter Plomb së bashku me fëmijët do të mbjellin drunj dhe lule.

 

Shënimit të Ditës së planetit  i bashkangjitet edhe kompania “Pakomak” me thirrje deri te të gjithë që në këtë ditë të vijnë në punë me biçikleta.

Previous Kriza në Maqedoni, anulohet takimi i Vjenës
Next Dita e dytë nga takimi ministror në Selanik

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

Rrëfimi tragjik: Ja si ma mori uji një fëmijë nga dora

Si pasojë e daljes nga shtrati të liqenit të Smilkovcit unaza rreth Shkupit mbetet e bllokuar nga prurje të baltës, pemëve dhe automjeteve të shkaktuara pas reshjeve të dendura të

Maqedoni 0 Comments

Qeveria Zaev thyen akullin me Edi Ramën

Pas një kohe të gjatë të raporteve të ngurta mes qeverisë së kaluar të Maqedonisë dhe qeverisë shqiptare, thyhet akulli, njofton agjencia e lajmeve INA. Ministri i Punëve të Jashtme

Maqedoni 0 Comments

Han: Nëse përsëritet dhuna në Kuvend, do të rrezikohet perspektiva evropiane e Maqedonisë

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, në një intervistë për gazetën austriake “Standard” thotë se sulmi ndaj Parlamentit të Maqedonisë, nuk do të ketë pasoja ndaj gjasave për fillim të bisedimeve

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply