Zoran Bozhinovski mbrëmë u ekstradua në Maqedoni

Zoran Bozhinovski mbrëmë u ekstradua në Maqedoni

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, i cili dje u arrestua në Novi Sad nga autoritetet serbe, mbrëmë rreth orës 21:30 është ekstraduar në Maqedoni, kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

“Procedura është kryer mbrëmë rreth orës 21:30. Atë e ka zbatuar Ministria e Drejtësisë, ndërkaq MPB-ja është lajmëruar për procedurën”, thanë nga MPB.

Jo-zyrtarisht, Bozhinovski është dërguar në Burgun Hetues Shkup, në lagjen Shuto Orizare, ndërkaq procedura e mëtutjeshme kundër tij, është nën kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë.

Përndryshe, arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.

Previous “Ndal”, protestë në Shkup prej orës 14:00
Next Koxias: Në këtë periudhë nuk do të bisedojmë për çështjen e emrit

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

QMK: Zjarret në Makedonski Brod janë shuar tërësisht

Zjarret në komunën Makedonski Brod, ku është shpallur gjendje krize, në fshatrat Vollçe, Zagrad, Rastezh, Zdunje, Bllizansko dhe Greshnicë janë shuar, informoi sot Nadica Vëçkova, zëdhënëse e Qendrës për Menaxhim

Maqedoni 0 Comments

KSHZ vendosë për rezultatet e kontrollit në terren

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka përfunduar me futjen dhe përpunimin e të gjitha të dhënave nga kontrolli në terren, njofton Portalb. Nga KSHZ, nuk zbulojnë se nga 87 mijë votues të

Maqedoni 0 Comments

Gjashtë ordinanca të reja të specializuara kanë arritur marrëveshje me FSSHM-në

 Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë ka arritur marrëveshje me gjashtë specialistë të rinj privatë në katër qytete. Bëhet fjalë për specialistë internistë te të cilët qytetarët nga 1 nëntori

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply