Delegacioni i APKE­-së për vizitë parazgjedhore në Maqedoni

Delegacioni i APKE­-së për vizitë parazgjedhore në Maqedoni

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i kryesuar nga Stefan Shenah (socialist nga Austria) sot dhe nesër do të qëndrojë në Maqedoni në mision parazgjedhor, transmeton korrespondenti i MIA­s nga Strasburgu, raporton MIA.

Qëllimi i vizitës është që të bëhet vlerësimi i fushatës parazgjedhore dhe klimës politike për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të caktura për më 5 qershor. Sipas njoftimit nga APKE­ja, delegacioni ku përveç Shenah përbëhet edhe nga gjashtë anëtarë të tjerë: Frank J.Jensen nga Norvegjia (Partitë Popullore), Erik ­ Niels Kros (Estoni­ Liberalët), Tom Pakalen (Finlandë), Andrej Hunko (Gjermani, E majta e bashkuar), Lis Kristofersen (Norvegji, Grupi socialist) dhe Valeriu Giletçi (Moldavi, Partitë Popullore) do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit dhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë.

Siç citohet, delegacioni i APKE-­së ka parashikuar edhe takime me përfaqësues të partive politike që që marrin pjesë në zgjedhje, kryetarin dhe anëtarët e KSHZ­së, Prokurorin Publik, si dhe me anëtarë të korit diplomatik dhe përfaqësues të orgnizatave ndërkombëtare, shoqërive civile dhe mediave.

Previous Katica dhe Fatimja godasin Agjencinë e Rrugëve të Maqedonisë
Next #Protestoj, vazhdon “Revolucioni Laraman”

About author

You might also like

Maqedoni 0 Comments

GDOM do të kyçet në bisedimet me BE për tejkalimin e krizës politike

Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) apo e njohur si “GDOM”, do të merr pjesë në konsultimet që BE i propozoi për tejkalimin e krizës politike, njofton Portalb. Ata

Maqedoni 0 Comments

Maqedonasit do të protestojnë edhe në Belgjikë

Bashkësia maqedonase dhe miqtë e Maqedonisë në Belgjikë kanë paralajmëruar një protestë para fillimit të mbledhjes së këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, transmeton Telegrafi Maqedoni. Sipas

Maqedoni 0 Comments

Rasti “Almiri”, Prokuroi refuzoi tërheqjen e prokurores Kusigureska

Organi i akuzës në Kumanovë ka hedhur poshtë tërheqjen e Prokurores Suzana Kusigerska në rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Prokuroria Themelore e Kumanovës i ka vlerësuar

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply