Grabovci: Azem Syla nuk është arratisur

Grabovci: Azem Syla nuk është arratisur

Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se deputeti Azem Syla nuk është arratisur. Ai ka thënë se Syla ka komunikuar me EULEX-in dhe se u ka bërë me dije se do të kthehet gjatë ditës.

“Sapo lexova një lajm në të cilin thuhet se Azem Syla nuk është lajmëruar në prokurori, siç thotë prokuroria e shtetit. E vërteta është që Syla gjatë terë javës ka qenë në aktivitete partiake në parti dhe Komoran. Pas bastisjes ai ka komunikuar me policinë e EULEX, dje u ka thënë që do të vijë gjatë ditës”, ka thënë Grabovci për Express.

Kurse, Prokuroria e Shtetit orë më parë në një njoftim për media ka thënë se Syla është arratisur nga Kososva dhe se janë duke e kërkuar tash e dhjetë ditë.

 

“Udhëheqësi i grupit, Azem Syla, deputet i Parlamentit, është në arrati në këtë moment. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit për ta përcaktuar vendndodhjen e Azem Sylës, ai nuk është gjetur dhe i ka ikur administratës”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Previous Klitschko fillon luftën me fjalë me Furryn para duelit të madh
Next Rama: Nuk duam të vuajmë jashtë BE-së

About author

You might also like

Gjuriq: Kemi njoftuar Brukselin që jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq gjatë një takimi me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, ka deklaruar se Serbia

Regjisorja Rudina Zhara- Gruda, shpërthen me dy komedi në Francë

70 vjetorin e marshimit në Francë, e madhështojnë 2 komeditë e regjisores kosovare Rudina Zhara-Gruda. Aktorja dhe regjisorja e merituar Kosovare me prejardhje nga Peja e bukur e “Haxhi Zekës”

Vlorë, gjendet një makinë me targa italiane e zhytur në det

Një makinë me targa italiane është gjetur e braktisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, e zhytur në det në Vlorë. Mësohet se një makinë tip fuoristradë me

0 Comments

No Comments Yet!

You can be first to comment this post!

Leave a Reply